E Diel, 1 Nëntor 2026

Talmon Aktgjykimi ne Hage nuk do te hape automatikisht dyert Maqedonise per ne NATO

Profesor Dr. Stefan Talmon eshte shef i Institutit per te Drejten Nderkombetare ne Universitetin e Bonit. Ai eshte ekspert i te drejtes publike nderkombetare dhe evropiane njekohesisht punon edhe si profesor i se Drejtes Nderkombetare Publike ne Universitetin e Oksfordit ne Britani. Talmon eshte edhe keshilltar i me shume shteteve dhe organizatave nderkombetare per ceshtje te se drejtes nderkombetare.

Per Dojce Vellen Talmon komentoi rendesine e vendimeve te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage pasojat e mundshme te vendimit mbi ankesen e Maqedonise kunder Greqise dhe te ardhmen e kontestit mes dy vendeve.

Deutsche Welle Profesor Talmon cili eshte mendimi juaj per Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise si nje mekanizem per zgjidhjen e mosmarreveshjeve mes dy vendeve Sa efikase dhe te detyrueshme jane vendimet e kesaj gjykate

Profesor Dr. Stefan Talmon Vendimet e gjykates ne pergjithesi jane perfundimtare dhe te detyrueshme por ato jane te detyrueshme vetem per palet ne fjale. Ne rastin midis Maqedonise dhe Greqise mund te jete e perfshire edhe pala e trete dhe kjo eshte NATO. Ne kete rast NATO nuk eshte e detyruar ndaj vendimit te gjykates.

Deutsche Welle Amund te thuhet ne kete rast se vendimi do te mbaje me shume peshe morale dhe me pak ligjore

Profesor Dr. Stefan Talmon Vendimet e gjykatave gjithmone mbajne peshe ligjore por te gjitha jane te nje rendesie te madhe morale. Por ne kete rast se pari duhet te shikohet ne anen ligjore. Rasti eshte hapur per te gjetur nje zgjidhje ligjore dhe e drejta eshte baza e ketij rasti.

Duke pasur parasysh se rasti i lartpermendur nuk kerkon te ashtuquajturen dhenie te keshillave por kerkon verdiktin ligjor nese gjykata vendos se Greqia ka shkelur Marreveshjen e Perkohshme a do te thote se Gjykata mund te urdheroje Greqine per te vepruar ne te ardhmen ne pajtim me kete marreveshje

Po gjykata mund ta beje kete. Por gjykata eshte e detyruar nga parashtrimet e te dyja paleve. Se pari duhet te shikojme cka ka kerkuar Maqedonia nga gjykata. Gjeja e pare qe Maqedonia i ka kerkuar gjykates ne kete rast eshte nese Greqia ka shkelur Marreveshjen e Perkohshme. Ky gjykim do te jete deklarativ qe do te thote se ne qofte se Maqedonia ka sukses gjykata do te vendose se ka shkelje. Maqedonia i ka kerkuar gjykates te urdheroje Greqine qe te ndermarre te gjitha hapat per te zbatuar detyrimet e tij sipas nenit 11 te Marreveshjes. Por kjo gje eshte shume e komplikuar sepse ceshtja eshte se cilat jane detyrimet e Greqise ne baze te ketij neni. Une mendoj se kjo do te jete nje nga ceshtjet qendrore te rastit.
shte shume veshtire te thuhet ne kete faze se cfare do te beje gjykata sepse kjo varet nga interpretimi i nenit 11.
Ne kete nen ju mund te shihni dy menyra. Sipas menyres se pare Greqia eshte e detyruar qe te mos pengoje antaresimin e Maqedonise ne organizatat nderkombetare nen emrin e perkohshem IRJM. Pra gjithmone kur Maqedonia do te aplikoje me kete emer Greqia eshte e detyruar te pranoje ate. Nga ana tjeter mund te thuhet se neni dhe detyrimet qe rrjedhin prej saj jane me te kufizuara.
Per shembull ai thote sa here qe Greqia ka te drejte diskrecioni do te duhet ate te drejte ta shfrytezoje ne dobi te Maqedonise. Perderisa anetarsimi ne nje organizate nderkombetare varet nga kushte te ndryshme per shembull qe te pranohet ne OKB Maqedonia duhet te respektoje paqen lirine etj. atehere Greqia ende ka liri veprimi per te vleresuar nese vendi permbush kete kusht.


Pra ne rastin e fundit Greqia ka gjithmone mundesine per te ushtruar gjykimin e saj dhe per te vleresuar aplikimin per anetaresimin e Maqedonise ne perputhje me kriteret e caktuara. Sa i perket NATO-s ka kritere te caktuara qe Greqia gjithmone mund te thote se ato nuk jane permbushur dhe keshtu parandalon antaresimin e vendit.

Deutsche Welle D.m.th. pa marre prasysh vendimin e Gjykates zhvillimi sjellja e i Greqise edhe ne te ardhmen do te percaktohet nga vullneti politik i lidershipit te saj

Profesor Dr. Stefan Talmon Varet nga vendimi. Une nuk pres nje vendim te qarte ne te cilin do te thuhet se Greqia ka shkelur detyrimet e saj per shkak se keto detyrime mund te interpretohen ne me shume menyra se nje. Dhe sigurisht qe vendimi nuk do tia hape automatikisht rrugen Maqedonise per tu bashkuar me NATO-n. Gjykata nuk mund te urdheroje Greqine apo NATO-n per te bashkuar vendin me NATO-n.

Deutsche Welle A ka procese te ngjashme ne historine e Gjykates te cilat do te sherbejne si shembull krahasimi me rastin konkret

Profesor Dr. Stefan Talmon Nuk me kujtohet ndonje rast i ngjashem por thelbesisht ne te gjitha rastet veprohet keshtu.

Gjykata do te sjelle vendimin por te dyja palet do te duhet te zbatojne ate vendim. Gjykata nuk ka ushtri te detyroje palet qe te respektojne vendimin.

Ekziston nje nen ne Karten e OKB-se i cili thote se vendi i cili do do te fitoje ne Gjykaten e Drejtesise mund ti referohet Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe kerkoje nga ai qe vendi ta zbatoje vendimin. Por kjo deri me tani nuk ka ndodhur. Une nuk besoj se Maqedonia do ta beje kete nese e fiton procesin. Ne fund perseri gjithcka do te zhvillohet ne baza te vullnetit te mire te te dyja paleve.

Nese ju shikoni ne historine e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise do te vereni se vendimet nuk mbajne vetem peshe ligjore por edhe nje peshe te madhe morale. Pra nje vend pa marre parasysh se nuk krijon probleme te medha nuk mund te injoroje vendimin e gjykates. Nese ju shikoni ne perqindjen e respektimit te vendimeve te Gjykates edhe pse ai nuk ka mekanizma per zbatimin e vendimeve kjo perqindje eshte shume me e larte se cdo gjykate vendase.
Pra pa marre parasysh se cfare do te jete vendimi pala qe do te pesoje humbje eshte e obliguar qe ti permbahet atij vendimi. Sidomos nje vend si Greqia anetare e BE nuk mund te perballoje te shihet ne syte e komunitetit nderkombetar si dikush qe nuk respekton vendimin e gjykates.

Deutsche Welle Cili eshte mendimi juaj personal per Mosmarreveshjen mbi emrin mes Maqedonise dhe Greqise a mendoni se cdo zgjidhje ligjore eshte e mundshme por vetem jashte spektrit politik

Profesor Dr. Stefan Talmon Ju vereni se une e quaj Maqedonine me emrin e saj kushtetues. Une mendoj se kjo eshte nje nga problemet e veshtira ne te cilen te dyja palet kane mendime shume te forta ne lidhje me ate qe ato duan te arrijne. Maqedonia deshiron te mbaje emrin. Greqia kerkon shtese mbiemer ne emer. Tingellon si nje situate ku nuk mund te kete fitues apo cfaredo njera ane merr e tjera e humb. Pra une kam shpresa te medha se do te kete nje zgjidhje per kete problem ne te ardhmen e afert.

Sa i perket vendimeve ligjore Greqia pohon se emri simbolet e RM-se nenkuptojne pretendime territoriale ndaj rajonit te saj administrativ me te njejtin emer. Skenar i mundshem eshte per te shkuar serish para Tribunalit dhe per te kerkuar mendimin nese emri i vendit implikon pretendime territoriale. Por nuk mendoj se kjo gje eshte e nevojshme. Ne fund ky kontest do te zgjidhet disi vetem nepermjet kompromisit politik por te jem i sinqerte une nuk mund te shikoj se cfare kompromisi do te jete ai.

Autor Boris Georgievski/ Qeriman Bekteshi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›