E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parate e migranteve - remitancat si faktor ekonomik

Banka Boterore e vlereson shumen e transfertave te emigranteve ne te gjithe boten ne 325 miliarde dollare ne vit. Kjo shume eshte tri here me e madhe se ndihma zyrtare per zhvillim qe japin vendet e pasura ne gjithe boten.

Barbara C. eshte nje rast tipik i emigrantit qe mbeshtet familjen nga jashte. Polakja punon prej rreth 20 vjetesh ne Gjermani dhe dergon rregullisht para ne shtepi.

Shume gra dergojne para ne Poloni pasi femijet jane ende ne shkolle ose nuk kane pune fikse. Shume paguajne banesen ne Poloni nese kane nje te tille ose gjera te tjera te nevojshme per jetesen.

do muaj ajo i dergon 300 deri 400 euro djalit te saj qe jeton ne Poloni. Ai nuk ka arritur te gjeje pune me kohe te plote dhe eshte i varur nga parate qe i dergon e ema per te perballuar jetesen. Me pare thote Barbara C. ajo ka ndihmuar edhe mamane e saj

Ne Poloni pensionet jane vertet shume te vogla. Nganjehere njerez qe kane punuar 44 vjet si mamaja ime marrin vetem 150 euro ne muaj pension. Kjo shume mjafton vetem per te paguar banesen.

Barbara thote se ne Gjermani ka mundur te gjeje gjithnje pune. Pastrueset jane te kerkuara ne gastronomi hotele apo familje. Ajo eshte e kenaqur me jeten e saj ne Gjermani desheron te qendroje ketu dhe te shkoje here pas here per vizite ne atdhe.

Polonia nderkohe eshte klasifikuar nga Banka Boterore si nje nga vendet me te ardhura te larta. Por jo te gjithe perfitojne nga rritja ekonomike dhe ashtu si djali i Barbaras vazhdojne te jene te varur nga parate qe dergojne familjaret nga jashte.

Remitancat faktor ekonomik

Rreth nje e treta e remitancave nga BE-ja shkojne ne vende te tjera te BE-se dhe dy te tretat dhe vende jashte BE-se kryesisht vende ne zhvillim.

Keto transferta kane nje karakteristike ato shkojne direkt nga njerezit tek njerezit asnje shtet nuk percakton se si duhen dhene parateBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Thomas Liebig ekspert per migracionin ne OECD

Remitancat kontribuojne ne zhvillimin e vendeve te origjines se migranteve por parate shpenzohen kryesisht per konsum dhe jo per investime produktive. Megjithate konsumi eshte koncept relativ. Nje frigorifer konsiderohet mall konsumi por mund te kontribuoje ne permiresimin e situates se shendetit te nje familje. Shume investojne ne arsimin e femijeve. Parate qe jepen per shkollen konsiderohen vertet si konsum por mund te shihen edhe si nje investim afagjate ne kapitalin njerezor te vendit thekson eksperti per ceshtje te migracionit Thomas Liebig nga OECD.

Megjithate eshte e veshtire te tregosh nje lidhje direkte mes remitancave dhe zhvillimit ekonomik ne vendet e origjines mendon eksperti.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Efekte te padeshiruara te remitancave - rritja e cmimeve dhe inflacionitGjithashtu nuk duhet harruar se migrantet ekonomike nuk vijne nga familjet me te varfera ne vendet e tyre. Me te varferit ne pjesen me te madhe te rasteve nuk jane ne gjendje te paguajne shpenzimet e udhetimit per te shkuar jashte vendit. Madje ata vuajne nga disa pasoja te remitancave pasi transfertat nga diaspora shkaktojne rritjen e cmimeve dhe si pasoje te inflacionit.

Keshtu per shembull shume migrante investojne per blerjen e nje shtepie ne atdhe. Ne kete menyre cmimet per truallin dhe per ndertimin rriten dhe me pas blerjen e nje banese mund tia lejojne vetes vetem ata qe kane te aferm jashte dhe qe marrin prej tyre rregullisht para.

Transfertat nuk mund te zevendesojne investimet direkte dhe ndihmen per zhvillim

Ne disa vende remitancat nga diaspora jane kthyer ne nje nga faktoret kryesore te ekonomise. Por per ekonomine mund te jete e rrezikshme nese importohet gjithnje me shume nga sa mund te prodhoje vete vendi paralajmeron Thomas Liebig nga OECD. Ne rastin me te mire problemi zgjidhet me kohe me rritjen e zhvillimin ekonomik ne vendet e origjines. Nje shembull per kete eshte rasti i Turqise

Shembulli Gjermani - Turqi e tregon kete mjaft mire. Para 50 vjetesh kur filloi migracioni i punes transfertat e parave nga Gjermania ishin nje faktor i rendesishem ekonomik. Por pak nga pak ndikimi i tyre u be gjithnje e me i vogel dhe sot ato nuk luajne thuajse asnje rol ne ekonomine turke.

Ne pergjithesi transfertat private te parave nga jashte nuk kane qellim nxitjen e zhvillimit ekonomik te nje vendi. Kete funksion e kane para se gjithash investimet direkte dhe ndihma per zhvillim. Sipas Bankes Boterore remitancat duhet te luajne ate rol qe kane pasur gjithnje ndihme direkte nga njerezit per njerezit.

Autor Helle Jeppesen / E. Xhani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›