"Delta City" starton qendra e pare tregtare ne Malin e Zi
Hapet qendra e pare tregtare "Delta City" ne Malin e Zi. Ne ceremonine qe u zhvillua pak dite me pare moren pjese, kryeministri i Malit te Zi, Milo Dukanovic, ai i Serbise Mirko Cvetkovic, dhe ai i Republikes Serbe ne Bosnje Milorad Dodik moren pjese ne ceremoni. Ne fjalimin e tij te hapjes Miroslav Miskovic, president i "Delta Holding", ne Podgorice u shpreh: "Ne radhe te pare dua te falenderoj kryeministrin, qeverine e Malit te Zi, dhe kryebashkiakun e Podgorices, per te gjithe mbeshtetjen ne ndertimin e kesaj qendre dhe shume bizneseve te tjera qe "Delta" ka ne Mal te Zi. Ngjarja eshte nje konvente rajonale qe po mbahet ne Podgorice". Ai i sugjeroi lideret politike te zones te krijojne nje zone te njejte ekonomike ne rajon, sepse kjo eshte menyra e vetme se si njerezit ne keto vende mund te jetojne me mire dhe te permbushin qellimet e tyre. Ne te njejten kohe, Miskovic njoftoi qe ai do t'i sugjeroje drejtuesve te BE t'i penalizoje me nje proces me te ngadalte anetaresimi ne BE vendet qe jane duke e mbajtur pezull ne nje menyre ose tjetren kete proces. "Delta City" eshte qendra tregtare me e madhe e llojit te vet ne Malin Zi, dhe nje nga me te medhate ne te gjithe rajonin. Ajo ka 2 kate dhe nje siperfaqe prej 48,000m2 (siperfaqe e barabarte me 10 fusha futbolli) prej te cilave 24,000m2 jane siperfaqe shitje dhe argetimi. Vlera totale e investimit te Delta Group ne kete qender arrin shifren e 60 milione euro. Kryebashkiaku i Potgorices, Miomir Mugosa shprehu besimin e tij qe klientet jo vetem nga Podgorica dhe Mali i Zi, por edhe nga vendet fqinje do te ngelen te kenaqur me sherbimet ne kete qender. "Kjo qender impresionuese, "Delta City", nuk ngelet prapa qendrave ne vendet e zhvilluara. "Ky nuk eshte thjesht nje vend i zakonshem per te bere pazar, kjo qender eshte shume me shume"-u shpreh ai. Si nje mini-qytet brenda qytetit, "Delta City" perfaqeson nje kombinim te suksesshem te aktiviteteve te ndryshme si shopping, argetim, zhvillimi i jetes shoqerore dhe asaj kulturore. Pjese e qendres tregtare do te jene hypermarketi i pare ne Mal te Zi, i quajtur SuperMaxi me nje hapesire total prej 5000m2, shume dyqane me veshje mode, dyqane me veshje sportive dhe dekorimi te markave me te njohura te huaja dhe vendase, argjendari, aksesore per shtepine, farmaci, banka dhe sherbime te tjera. Per klientet do te jene ne dispozicion 1000 vende parkimi. 1/3-ta e 75 dyqaneve ne "Delta City" do te jene marka te reja ne Mal te Zi. Nje prej tyre eshte edhe Zara, marke e grupit spanjoll Inditex, e cila perfaqeson nje nga kompanite me te njohura ne industrine e modes. Per here te pare ne Mal te Zi do te prezantohen dhe marka si Bershka, Stradivarius, Accessorize, Marks & Spenser, Coin Casa, Costa Cofee, Orsay, Fresh Line, intimissimi, Yamamay, Calzedonia, Also, Carpisa e shume te tjera. Vizitoret do te shijojne gjithashtu nje film ne kinemane moderne me 6 salla. Ofertes 'te gjitha ne 1' qe kjo qender ofron i shtohen edhe restorantet me kuzhine nderkombetare dhe kafenete terheqese. Ideja e projektit "Delta City" ne Podgorice u projektua nga kompania izraelito-kanadeze MYS nen supervizionin e arkitektit Amija Mura, ndersa projekti kryesor u realizua nga studio Dizajn Arkitektura nga Beogradi. i gjithe procesi i projektimit dhe ndertimit te qendres u mbikeqyr nga Delta Invest ne Beograd, dhe qendra u ndertua nga afersisht 1000 punetore me fusha te ndryshme ekspertize.