E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret pershtaten ne vendet me te veshtira ne Itali

Nga Rachel Donadio

Ne nje mengjes te fresket vjeshte, menjehere pas Ramazanit, Hysen dhe Kimete Murrizi qendrojne krah per krah, ne nje vresht toskanas, duke prere bistaket e medhenj te rrushit dhe duke i vendosur ato ne kova te medha plastike. Ata punojne duke zbritur me shpejtesi poshte nje shpati te pjerret kodre, per te keputur bistaket e rrushit per "Chiantin", pasi kishin kaluar dite duke seleksionuar bistaket me te vegjel per verera me te sterholluara. Ne rrugen kryesore, kamionistet kalojne prane duke u rene borive e duke i pershendetur per prodhimin.

Murrizet jane midis dhjetera mijera shqiptareve qe mberriten ne Itali ne vitet 1990' pas shembjes se diktatures komuniste dhe ekonomise ne vendin e tyre. Qe ata duhej te beheshin punonjes vreshtarie te kualifikuar eshte dicka e papajtueshme sepse znj.Murizi eshte nje myslimane e kujdesshme qe ndjek rregullat e Ramazanit dhe nuk pi alkool.

Ajo e pranon perplasjen midis kulturave. "PO", thote znj.Murrizi me nje italishte te rrjedhshme dhe me nje buzeqeshje te ngrohte. "Por kjo eshte situata. Per fat te keq une duhet te punoj. Kjo eshte jeta".

Znj.Murrizi, 46 vjec, ka floke te valezuar kafe te lehte dhe sy jeshil. Ajo la punen ne fabriken ku punonte per t'iu bashkuar te shoqit ne Itali, me 1998. z.Murrizi, 52 vjec, ish-shofer kamioni me nje fytyre te nxire dhe me floke gri te qethur shkurt, u largua nga Durresi, per ne Toskane, me 1993.

Z.Murrizi nuk eshte aq i vemendshem sa bashkeshortja e tij, dhe gjate viteve eshte bere nje admirues i vererave."Vecanerisht "vino nobile", thote ai, ndersa nje buzeqeshje u shfaq ne fytyren e tij. "Por edhe Chianti".

Znj.Murrizi thote: "Une jam perpjekur dikur sepse Hyseni tha :'Lere tani, ti ke punuar ketu per shume kohe, provoje. Une e pelqej ate'. Por per arsye fetare, thote ajo, nuk planifikoj ta bej kete nje zakon".

Ne imagjinaten popullore italiane, emigrantet shqiptare shpesh jane pershkruar me shume si shkeles te ligjit sesa si anetare te drejte te shoqerise. Ndjenjat anti-emigranteve vazhdojne te jene te larta, dhe shume italiane fajesojne te huajt, per ate qe ata e shikojne si nje rritje te kriminalitetit. Ne muajt e kaluar, ka pasur disa ceshtje teper te publikuara te dhunes kunder grupeve te tjera te emigranteve.

Por ne mes te trazirave, familje te tilla si Murrizi jane duke u integruar qetesisht ne jeten e klases se mesme, ne nje menyre te tilla qe Italia sapo ka filluar ti pranoje. Ashtu si bisqet e shartuar mbi nje hardhi te vjeter, ata jane duke u shnderruar me shpejtesi ne nje pjese esenciale e traditave me te dobishme te vendit, perfshir edhe prodhimin e veres.

Murrizet punojne me kohe te plote per punishten e veres "Salcheto", e vendosur ne Montepulcianon fqinje, duke mbjelle ne pranvere, duke krasitur ne vere, duke vjele ne vjeshte dhe duke pergatitur vreshtin ne dimer.

Ata jane fytyra e re e Italise, dhe Italia eshte duke i njohur dalengadale ata.

"Ne fillim ne nuk e imagjinonim se ata kane nevoja te ndryshme", thote pronari i "Salcheto", Michele Manelli, 33 vjec, i cili ka dale jashte natyres se tij per te ndihmuar Murrizet qe te lundrojne ne burokracine italiane. "Kur ne kemi darke ne fund te prodhimit, ne kemi pasur nje meny normale. Por pak nga pak ne e kemi kuptuar: jo mish derri, jo derr te eger".

Nje nate me pare, Murrizet ishin mbledhur se bashku me miqte dhe familjaret per te festuar perfundimin e Ramazanit, te cilin ata e festojne ne nje apartament komunal prane stacionit te zjarrfikeseve te Montepulciano, duke ngrene bakllava te pergatitur ne shtepi dhe duke pire kafe turke.

"Ne Shqiperi ne do te kishim pasur nje feste te madhe", tha ate mbremje z.Murrizi. "Por ketu, ne duhet te punojme; kjo eshte 'vendemmia" ose mbledhja e prodhimit.

Mysafiri i tyre ishte Azem Mema, nje kontraktues me orgjine nga Kavaja, Shqiperi, i cili banon ne nje apartament me bashkeshorten e tij, Arta, dhe dy vajzat e tyre ne moshe-shkollore, Franceska dhe Alessia; dhe nena e tij, Kadife, nje grua trupngjeshur me nje shami koke te bardhe dhe me nje shall te hedhur mbi supe.

"Une kam 8 femije", thote e znj.Mema e moshuar me krenari duke folur nje italishte rudimentare. "Pese djem dhe tre vajza". Shtate prej tyre jetojne ne ose prane Montepulciano, thote ajo, dhe nje vajze eshte akoma ne Shqiperi.

'Heret ose vone edhe ajo do te vije ketu", thote z.Murrizi.

Nje aparat televiziv me ekran te sheshte ishte sintonizuar tek nje kanal muzikor shqiptar, duke treguar gra me funde te gjata duke u rrotulluar me nje vallezim tipik ballkanik. Nje llampe e zhveshur qendron e varur mbi nje mur te bardhe. "ne kemi akoma shume pune per te bere", thote duke u shfajsuar me nje italishte te rrjedhshme z.Mema.

Sapo binte zilja mberrinte nje pjese tjeter e familjes. Motra e z.Mema, Lindita Hoxha, edhe ajo nje punetore vreshtarie, erdhi se bashku me djalin e saj 11 vjecar, Mateo. Ai tha se kishte qejf te studionte historine. "Ne kemi bere romaket, egjiptianet, vitet e arta te Afrikes", tha ai. Por jo Napoleonin. "Ju nuk do te meson asgje per te deri ne vitin e dyte te shkolles se mesme".

Disa vite me pare, Murrizet blene nje shtepi ne Sinalunga, nje qytet aty prane.Tre femijet e rritur te gjithe punojne aty prane: njeri eshte elektricist, nje tjeter eshte farketar dhe i treti ka nje karriere ne industrine hoteliere. Banore me dokumente te rregullta, cifti ka aplikuar per nenshtetesine italiane dhe prêt qe te marre shpejt ate.

"Fillimisht mendonim se do te riktheheshin ne Shqiperi", thote z.Murrizi me nje buzeqeshje te qete. Por kjo duket gjithnje e me e pamundur. Z.Mema thote, "Sa me shume rriten femijet, aq me e veshtire behet kjo". Ne shkollen e mesme te Franceskes, femijet e tjere nuk e dine se ajo flet shqip ne shtepi, shton ai.

Arta Mema, teksa perqafon Alessian, vajzen e saj me te vogel, thote: "Ata jane mesuar ketu. Ato kane lindur ketu dhe jane rritur ketu".

Ne Montepulciano, integrimi eshte akoma nje veper ne proces, thote kryetari i bashkise se qytetit, Massimo Della Giovampaola. " Ashtu si me te gjitha gjerat e reja, ka akoma nje lloj druajtje", pranon ai. "Por eshte vetem nje ceshtje kohe. Tani femijet jane ne shkolla, kur ata te rriten ata do te jene integruar teresisht, pasi jane rritur se bashku".

Publikuar sot, ne "The New York Times"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›