E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Thera gruan se me tradhtonte me nje tjeter"

Tirane- Dhunen dhe sulmin me thike ndaj gruas se tij qe mbeti e plagosur, 37-vjecari i arrestuar e ka shpjeguar me gjendjen e tij mendore dhe faktin se ajo e tradhtonte me te tjere dhe i kishte gjetur shenja ne trup. "Dyshoja se gruaja me tradhtonte, prandaj edhe kam qelluar me thike ndaj saj", ka thene gjate mases se sigurise, dje, ne Gjykaten e Tiranes, Bardhyl Gorani. Pepara gjykates, fillimisht 37-vjecari ka pretenduar se ka qene i semure mendor, nderkohe qe eshte thirrur edhe nje psikologe, e cila ka sqaruar se i pandehuri nuk paraqet shenja te tilla. Nderkohe qe seanca gjyqesore per caktimin e mases se sigurise ka vazhduar me pretendimin paleve. Organi i akuzes i ka bere te ditur gjykates se i pandehuri me daten 3 prill ka tentuar te vrase gruan me thike. I pandehuri ka sqaruar gjykaten se dyshonte qe gruaja e tij e tradhtonte me nje tjeter, pasi shpeshhere ajo ka pasur edhe shenja ne trup, te cilat mendohet se ia bente i dashuri i saj. Gjate shpjegime, Gorani ka thene se, "i tronditur kam marre thiken dhe me pas e qellova tre here". Prokurori i ka kerkuar gjykatesit te gatshem Agron Zhukri caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", e cila eshte vendosur ne fund te seances se sigurise. Gorani u vu ne pranga tri dite me pare ne Tirane, ndersa ka qene i denuar me pare edhe per "prodhim dhe shitje te lendeve narkotike". Mbi te rendon akuzua e "vrasjes se mbetur ne tentative".

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›