Prishtinë, EULEX kontroll hetimor në zyrën e Limaj
PRISHTINë- Forcat e rendit të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë bastisur Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit në Prishtinë, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve AP. Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka njoftuar se sot "në orën 15:55, Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur disa lokacione në rrethinë dhe brenda Prishtinës".
Forcat e rendit të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë bastisur Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit në Prishtinë. Gjatë bastisjes...Një zyrtar i ka thënë agjencisë së lajmeve AP se “Policia e Bashkimit Evropian i ka bastisur zyrat e Ministrisë së Transportit dhe ka shoqëruar jashtë shumicën e të punësuarve”.
AP ka cituar Besim Reçicën, zyrtar i prokurimit nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, të ketë thënë se "rreth 30 policë hynë në ndërtesën" e ministrisë.
Ndërkohë mediat kosovare, deklarojnë se hetimet e policisë së EULEX janë bërë edhe në zyrën e kreut të kësaj ministrie Fatmir Limaj. Sipas KTV Limaj dyshohet për korrupsion dërsa më herët është kontrolluar edhe banesa e tij.
Në komunikatë thuhet se "kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë (PSRK)".
(m.a/BalkanWeb)