E Diel, 1 Nëntor 2026

Delvinë, arrestohet një 70-vjeçar, ngacmoi seksualisht një të mitur

DELVINË - Policia e Delvinës ka arrestuar në orët e vona të ditës së diel një 70-vjeçar, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture.

Eqerem Muho akuzohet se kishte marrë në shtëpinë e tij një vajzë të mitur dhe e kishte ngacmuar seksualisht atë. Arrestimi i 70-vjeçarit është bërë pas denoncimit të prindërve të të miturës.

Policia nuk ka bërë të ditura detaje të tjera rreth ngjarjes, ndërkohë që ka nisur hetimet.
(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›