E Diel, 1 Nëntor 2026

Delvinë, asgjësohet një parcelë me kanabis

 

DELVINË- Në orët e mbrëmjes të së enjtes, sipas burimeve te komisariatit te Delvinës, është zbuluar në afërsi, të Hidrocentralit të Bistricës, në luginën e rrethuar nga pishat, një parcelë ku ishin mbjellë mbi 500 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis. Forcat e policisë së komisariatit të Delvinës në bashkëveprim dhe në koordinim të plotë me Antitrafikun e Drejtorisë së Policisë së Vlorës kanë arritur t’i asgjësojnë bimet e mbjella në vendin e fshehur mes pyllit.

Policia bën të ditur se deri tani nuk ka të dhëna, se kush ka qenë autori i mbjelljes dhe kultivimit të bimëve të kanabisit dhe ai ende nuk është identifikuar. Pas asgjësimit të plotë të bimëve narkotike ka filluar edhe puna operative për të shkuar drejt identifikimit të autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›