Delvine, dhunimi i varrezave te deshmoreve, dyshohen narkomanet
DELVINE- Shkaterrimi i "Varrezave te Deshmoreve" ne Delvine dyshohet se eshte bere nga disa te rinj narkomane. Demtimi i 20 varreve ka vene ne alarm jo vetem policine, por edhe familjaret e deshmoreve dhe pushtetin vendor. Pas ngjarjes se ndodhur mengjesin e se enjtes, nje grup hetimor ka keqyrur vendngjarjen, duke zbuluar pas kontrolleve te shumta, shiringa dhe age. Pikerisht nen efektin e drogave te forta, te dyshuarit kane ndermarre edhe aktin e dhunimit te varrezave te deshmoreve te luftes. Mirembajtesit e varrezave dhe lulishtari, kane konstatuar thyerjen e tyre me mjete te forta, duke vene ne dijeni edhe policine. Ata i thane agjenteve se afer vendngjarjes, kishin zbuluar disa shiringa qe nuk kishin qene nje dite para ngjarjes. Grupi hetimor po verifikon nje liste te gjate me perdoruesit e droges ne kete qytet. Kryebashkiaku Dhurim Alinani, tha per "KJ" se nuk besonte qe akti te ishte i qellimshem. "Ngjarja eshte e patolerueshme dhe bashkohemi me shqetesimin e te gjitheve. Ne po marrim masa per te riparuar demet", tha Alinani.
B. Bejko
B. Bejko