E Diel, 1 Nëntor 2026

Hani i Hotit, kapet italiani me makine te vjedhur

Nje 50-vjecar italian eshte ndaluar dje ne doganen e Hanit te Hotit, teksa tentonte te hynte ne territorin shqiptar me nje makine luksoze te vjedhur. Burime zyrtare thane se Vito Roteli, eshte arrestuar ne oret e para te mengjesit te djeshem, pasi agjentet e kufirit kane konstatuar se automjeti me te cilin tentonte te hynte, figuronte ne listat e Interpol Tiranes si i vjedhur ne vendin fqinj. I dyshuari me banim ne Limido Comacko te Comos, drejtonte nje automjet te markes "BMW", me targa CY 816 KT, prodhim i vitit 2006, te cilen e kishte me dokumente italiane, ne pronesi te tij. Policia tha se vjedhja ishte bere ne Itali, me 18 mars te ketij viti.

R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›