Tjetersimi i tokes, nen hetim komuna
Fier- Inspektorati Ndertimor ne komunen e Mbrostarit ne Fier, vihet nen hetim per abuzime me trojet e ndertimit. Keshilli i Qarkut, nepermjet zyres se Mbrojtjes dhe Menaxhimit te Tokes Bujqesore, ka marre nen shqyrtim 10 raste ku Inspektorati dyshohet se ka shkelur kompetencat ligjore dhe nuk ka nderhyre, me qellim mbrojtjen e tokes bujqesore. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare nga Keshilli i Qarkut, qe konfirmuan se te gjitha shkeljet i jane referuar per shqyrtim dhe vleresim Inspektoratit Kombetar te Ndertimit. "Behet fjale per siperfaqe te tokes bujqesore, te shnderruara ne sheshe ndertimi per godina e ndertesa banimi", thane zyrtare te ketij keshilli, per gazeten "KJ". Rasti me flagrant eshte shenuar ne fshatin Kallm te komunes Mbrostar. Tafil Buzi, banor i ketij fshati, eshte duke ndertuar nje karburant ne token bujqesore qe ka perfituar me ane te ligjit 7501. Ky karburant qe ka nisur se ndertuari ne 18 mars te ketij viti, ka shenuar shembjen e me shume se 12 banesave, te cilat ndodhen vetem pak metra larg tij. Disa prej banoreve qe po iu rrezikohet shtepia, kane shkuar paraditen e se premtes prane Keshillit te Qarkut. Rrapi Hysi, kreu i Inspektoratit Ndertimor, duke deklaruar se ndertimi i karburantit eshte kryer duke shkelur ligjin e urbanistikes, si dhe te mbrojtjes se tokes, i ka deleguar banoret tek kreu i keshillit, Luan Mucaj. Menjehere ne vendngjarje eshte derguar specialisti Pellumb Saliaj, per verifikimin ne terren te rastit. Floresha Tuzi dhe Pellumb Buzi, jane dy prej banoreve qe po u shembet shtepia. Me fotografi te shenjave te demtimeve, ata i jane drejtuar paraditen e djeshme Keshillit te Qarkut, nderkohe qe kane thene per gazeten se, "karburanti po ndertohet vetem 3 metra larg shtepise sone dhe perben nje rrezik real per nje komunitet me afro 70 banore".
Ne zyren e Mbrojtjes dhe Menaxhimit te Tokes, shefi Pellumb Saliaj, sqaron se per rastin ne fjale, pronari i karburantit jo vetem qe ka shkelur ligjin per token bujqesore, pasi e ka perfituar ate me anen e ligjit 7501, dhe po nderton mbi te, por nuk eshte i pajisur me leje ndertimi apo me licence aktiviteti. Sipas banoreve, edhe kryekomunari Vait Bacja, ka mbajtur dy qendrime per zgjidhjen e problemit.
Xhemil Beharaj