Cështja e emrit, përcahet koalicioni qeverisës në Maqedoni
SHKUP- Partnerët shqiptar në koalicionin e qeversisë së Maqedonisë kanë paralajmëruar kryeministrin Nikolla Gruevski, të ndryshojë qëndrim për cështjen e emrit. Deputetja e Bashkimit Demoratik për Integrim, Ermira Mehmeti, tha në një intervistë për BBC-së se, nëse qeveria e Maqedonisë nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj "që stimulojnë antieuropianizëm", atëhere, ata do të rivlerësojnë qëndrimin e tyre.
"Maqedonia nuk ka alternativa, nëse bllokohet procesi integrues," tha zonja Mehmeti.
"Nëse nuk tërhiqet qeveria nga politika aktuale që stimulon antieuropianizëm, që stimulon një formë animoziteti ndaj idesë së Evropës së bashkuar, atëhere nuk ka dilemë, nuk do mend se partnerët në qeveri do të duhet të bëjnë një rivlersim të pozicioneve, por edhe të qëndrimeve të tyre për sa i përket integrimit evropian," tha ajo.
"Kjo gjithësesi nuk do të bëhet nën presion të emocioneve apo të fjalorit urrejtes," tha deputetja e BDI-së për BBC-në.
Deklaratat e zonjës Mehmeti vijnë pas shfaqjes së një tensioni mes partisë kryesore qeverisëse VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.
Të martën deputetja e partisë maqedonase në qeveri, Kosana Nikoliq-Mazneva, akuzoi dy kolegete saj të BDI-së, Teuta Arifi dhe Ermira Mehmeti, për nxitje të urrejtjes ndëretnike.
"Maqedonia e ka toleruar valën e urrejtjes që ka dalë nga pena e tyre," tha zonja Mazneva.
"Ato letrën e përjetojnë si kallashnikov, kurse bojën si municion, me të cilat duhet të kositet gjithçka që është kombëtare dhe përparimtare, gjithçka që është maqedonase," tha deputetja Mazneva.
Reagimi i saj erdhi pasi dy deputetet shqiptare publikisht kanë kundërshtuar politikat e kryeministrit Gruevski.
(m.a/ina/BalkanWeb)