Delvine, grindet me kreun e Pyjores, i djeg makinen
Grindja me drejtorin e Pyjores ne Delvine dyshohet se eshte bere shkak qe nje 38-vjecar t'i vendose zjarrin makines se zyrtarit dy dite me pare. Policia e Sarandes dergoi ne qeli Arben Buxhelin nen akuzen e "shkaterrimit te prones me zjarr", ndersa i riu ka mohuar autoresine. Burime zyrtare nga policia e Sarandes konfirmuan arrestimin e Buxhelit diten e djeshme, ndersa gjate marrjes se deshmise se drejtorit te Pyjores, mesohet se shkaqet e djegies se makines se tij kane qene banale. Dyshohet te kete qene nje grindje e disa diteve me pare mes dy personave qe ka cuar deri ne kete akt. Nderkohe qe nje tjeter zjarr ka shkrumbuar gjate oreve te para te mengjesit te djeshem tre magazina te medha ne Bradashesh te Elbasanit, prone e tre biznesmeneve. Flaket dogjen pajisjet e prodhimit te dyerve dhe dritareve, ndersa vlera e demit konsiderohet 3 milione leke. Shkaqet e ngjarjes sipas policise kane qene problemet ne rrjetin elektrik dhe nje shkendije.
B.B./F.S.
B.B./F.S.