Mungojne provat, lirohet Ylli Cenga
Peshkopi- Edhe pse ka qendruar ne qeli prej dates 15 korrik te ketij viti, Ylli Cenga nuk ka pranuar akuzen se tentoi te vrase Jetmir Xhedikun, dajen e vrasesit te djalit te tij. Diten e djeshme, Gjykata e Peshkopise ka liruar 38 vjecarin per mungese te provave nga ana e prokurorise, duke e lene ne "arrest shtepie". Denoncimi ishte bere nga daja i Shpetim Zises, ky i fundit i akuzuar per vrasjen e Bekim Cenges, djalit 10 vjecar te Yllit. Gjate seances se djeshme, i dyshuari ka mohuar serish akuzen per "tentative vrasjeje" dhe ka kembengulur se Jetmir Xhedikun e ka fqinj dhe dyqanet e tij ndodheshin prane baneses ku ai jeton. Ai deklaroi ne sallen e gjyqit se zbardhjen e te vertetes per vrasjen e te birit, ia ka lene ne dore drejtesise dhe se nuk mendon hakmarrjen. Prokuroria nuk ka mundur te siguroje prova shtese gjate hetimit prej me se kater muajsh, pervec deklarimeve te dajes se Shpetim Zizes, Jetmir Xhedikut. Per disa dite policia beri aksione per te gjetur armen pistolete me te cilen pretendohej se Ylli Cenga kishte qelluar tre here ne drejtim te Xhedikut ne lagjen Kamen. Prej dites se djeshme Cenga do te qendroje ne "arrest shtepie", deri ne perfundim te hetimeve.
Aleksander Ndoja
Aleksander Ndoja