Respektimi i hapësirave publike në Tiranë

Ato pjesë që janë përcaktuar si hapësira publike ndryshe quhen hapësira të përbashkëta. Pra, ato janë pronë e të gjithëve dhe e askujt. Por nuk vlen e njëjta shprehje për kujdesin që duhet ti kushtohet këtij territori të përbashkët sepse fakti që nuk është i “askujt”, (për të kujdeset shteti, bashkia, komuna) nuk do të thotë ta shkatërrojmë atë. Në këtë pronë futen ato ambiente si trotuaret, sheshet, bulevardet, parqet e pushimeve, vendparkimet e përbashkëta, stacionet e autobusëve, trenave etj.
Së fundi nga Bashkia e Tiranës u ndërmorën disa masa mjaft pozitive për spastrimin e trotuareve dhe hapësirave të tjera publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga lokalet, tregtarët ambulantë dhe nga biznese të ndryshme.
Për aksionet që ndërmori Bashkia e Tiranës qytetarët ose subjektet u lajmëruan disa ditë përpara. Disa që i dëgjuan dhe i konsideruan serioze paralajmërimet i hoqën objektet që kishin zënë ambientet publike, disa të tjerë i morën si jo serioze dhe nuk i hoqën, gjë që menjëherë e bënë vetë punonjësit e bashkisë.
Nëse ato aksione pastrimi ishin ose jo për kapital politik, sa për të treguar që kryetari i ri i bashkisë, Lulzim Basha, po punon ose jo kjo pak u intereson qytetarëve. Për qytetarët, e rëndësishme është që diçka po bëhet, që tani mund të kalojnë lirisht nëpër rrugët e pushtuara nga karriget e bareve, vazot e luleve, kioskat e shitësve, nga arkat me fruta-perime të tregtarëve ambulantë.
Por a mjaftoj kjo?
Pak muaj na ndajnë nga masat disaditëshe të marra nga bashkia, dhe situata duket se po i kthehet normalitetit, pra hapësirat e ashtuquajtura publike po zihen përsëri ose kanë qenë të zëna dhe mbi to nuk është vënë dorë asnjëherë.
Pothuajse në çdo cep të Tiranës gjen trotuare të zëna nga makina të parkuara, nga tavolina kafesh, nga arkat e tregtarëve që shesin fruta-perime, nga kosha plehrash. Madje disa prej tyre i trajtojnë këto hapësira publike si private. Për t'i vërtetuar këto mjafton të shkosh në lagjen “Don Bosko”, në rrugën “Mine Peza” dhe në çdo lagje të Tiranës ku ka jetë.
Pamjet e fotografuara janë të datës 30.12.2011 dhe janë të bëra pikërisht në këto lagje çka do të thotë që paskemi akoma njerëz ose qytetarë që u nxihet jeta kur kalojnë apo pushojnë në këto ambiente. Predikimet se Tirana është një qytet evropian ende nuk kanë vend në ditët e sotme.
Të merremi me fajtorin nuk vlen shumë këtu sepse çështjen nga sociale mund ta kthejmë në politike. Ata që vuajnë nga ky problem (të gjithë ne) e kuptojnë se kush ka faj dhe kush nuk ka. Ata që parkojnë në mënyrë të paligjshme në trotuar do të thotë që s’kanë pasur vend tjetër dhe kanë zgjedhur rrugën e këmbësorëve. Ata që shesin në rrugë do të thotë që ose nuk kanë vend tjetër ose kanë tregun por nuk paguajnë dot taksat, ndaj zgjedhin trotuarin duke mos pyetur shumë për paralajmërimet e pushtetit. Kurse bashkia edhe pse merr masa, përsëri lejon që situata të përsëritet pa pasur shumë faj. Pra kjo do të thotë që nevojiten masa edhe më të forta. Gjithashtu është e nevojshme të krijohen më tepër ambiente për tregtarët, parkingje për automjetet dhe për biznese të tjera, dhe këto pa tarifa të larta.
Përveç mungesës së kulturës që na karakterizon si popull, nuk respektojmë ambientin ku jetojmë vetë, problemet e përmendura më sipër janë të trashëguara nga koha kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Edi Rama. Ajo çka kërkohet më tepër nga pushteti i ri është korrigjimi i gabimeve të mëparshme, të ketë më shumë vëmendje dhe masa sepse vetëm kështu Tirana mund të quhet qytet me standarde evropiane, dhe vetëm në këtë mënyrë qytetarët e saj mund të ndihen të tillë.
/Start/Elio Gorica/
2012-01-03 18:09