Largimi i emigrantëve, situata nën kontroll

Nga porti i Durrësit vetëm gjatë natës së kaluar janë nisur me tragete drejt Barit mbi 2 500 udhëtarë me rreth 600 autovetura. Burime zyrtare nga ky port bëjnë me dije se përpunimi i të dhënave të udhëtarëve në pikat e kontrollit kufitar nuk ka pasur probleme, ndërsa tragetet kanë lundruar normalisht nga Durrësi drejt brigjeve italiane. Po kështu është planifikuar që çdo ditë në mbrëmje një traget të niset për në Ankona, ndërsa tre të tjerë nisen në drejtim të portit të Barit. Nga të dhënat e përftuara në bashkëpunim me agjencitë e lundrimit, numri i udhëtarëve që do të nisen drejt Italisë arrin në 3 000 me rreth 800 automjete gjithsej, bazuar në biletat që janë prerë në agjencitë e udhëtimit.
Në doganën e Kapshticës, situata është normalizuar pas disa problemeve në orët e para të mëngjesit të sotëm. Autoritetet greke e çuan në 4 numrin e sporteleve, pas bisedimeve me palën shqiptare me qëllim zgjidhjen e situatës.
Edhe në pikën doganore të Kakavijës ka rinisur qarkullimi i udhëtarëve dhe fluksi është i përballueshëm. Mbi 4 500 emigrantë dhe 1 200 automjete kanë lëvizur drejt Greqisë përmes kësaj pike gjatë 12 orëve të fundit.
/Start/E.B/
2012-01-03 18:29