Univers. i Vlorës:Vendimi për mesataren, nuk shkel ligjin
Sipas tyre, vendimi është marrë për të rritur cilësinë e studentëve dhe nuk është një masë ndëshkuese.
“Me këtë vendim askush nuk ka të drejtë të abuzojë duke e konsideruar atë si një masë diskriminuese kundër nxënësve të shkollave të mesme. Ne i rekomandojmë zonjës drejtoreshë të lexojë me kujdes ligjin ku thuhet “Institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të përcaktojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve. Këto kritere bëhen publikisht të njohura nga institucionet e arsimit të lartë të paktën një vit para fillimeve të pranimeve të radhës në institucion”.- thuhet në reagimin e Univeristetit të Vlorës. Sipas deklaratës, vendimi është bërë bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë, ndërsa nuk shkelet e drejta për studim.
Disa ditë më parë, ky universitet nxorri një urdhër, që nuk lejonte të regjistronte asnjë studentë me mesatare nën 6 në të gjitha faklultet e këtij universiteti, edhe pse mund të kish dalë fitues në provimet e Maturës Shtetërore.
Ky vendim u prit me protesta nga shumë maturantë, të cilët prej ditësh kërkojnë shfuqizimin e tij. Edhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj pat deklaruar disa ditë më parë, se të gjithë studentët do të regjistroheshin pavarësisht mesatares së tyre.