815 studentë të rinj në universitetin “Aleksandër Moisiu”
Ndërkohë këtë vit, në qytetin verilindor të Peshkopisë do të çelet fakulteti i ekonomisë së këtij universiteti, sipas një vendimi të qeverisë shqiptare. Gjatë ditës së sotme, ka përfunduar faza e parë e regjistrimit dhe numri i përgjithshëm i studentëve që do të nisin leksionet për vitin e parë akademik pritet të arrijë në 815.
Niveli i studentëve të pranuar për këtë vit akademik, sipas drejtuesve të universitetit, është më i mirë se sa në sezonet e kaluara dhe se shumë prej tyre vijnë nga qytete të tjera të vendit. Një vit më parë, pranë universitetit të Durrësit filloi të funksionojë Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën FASTIP, sipas modeleve më të përparuara evropiane.
"Numri i studentëve të këtij fakulteti, të cilët po përzgjidhen në bashkëpunim me kompanitë dhe bankat që bashkëfinancojnë shkollimin e tyre, dhe i atyre që do të ulen për herë të parë në auditoret e fakultetit të ekonomisë në Peshkopi pritet të përcaktohet në ditët në vijim".
Pedagogët e studentët e FASTIP do të zhvillojnë leksionet në godinën e re në hyrje të qytetit të Durrësit, ndërkohë që pritet miratimi i KRRT së bashkisë për ndërtimin e një godine të re universitare, pranë asaj ekzistueses, në shëtitoren “Taulantia”.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës u hap në vitin akademik 2006-2007, me pesë degë në fakultetet e Edukimit dhe Ekonomisë e Administrimit si dhe shkollën e lartë profesionale me 8 degë të ndryshme. 160 diplomat e para të këtij Universiteti janë dhënë gjatë një ceremonie të zhvilluar në korrik të këtij viti.
Në vitin akademik 2009-2010 numri i përgjithshëm i studentëve në auditoret e universitetit “Aleksandër Moisiu” pritet të arrijë në rreth 4.500, ndërsa parashikohet që në vitin 2013 numri i studentëve të arrijë në 10 mijë.