Nait Hasani dyshon në funksionimin e Kryesisë së re të PDK-së

Kandidati për kryetar të PDK-së në Prizren Nait Hasani, nuk është i kënaqur me rritjen e numrit të anëtarëve të Kryesisë së re. Ai tha se Kryesia prej 40 anëtarëve nuk mund të funksionojë. “Nuk e di se sa mund të jetë efikas një Kryesi me 40 anëtarë”, tha Hasani për “PrizrenPress”.
Sipas tij, rritja e numrit të Kryesisë është në kundërshtim edhe me statutin e partisë. “Unë nuk jam kundër Kryesisë së re, sepse anëtarët e Këshillit janë pajtuar për atë Kryesi, mirëpo unë kam rezervat e mia sa i përketë mënyrës së funksionimit të tij”, tha Hasani.
Këshilli drejtues i PDK-së në Prizren, ka zgjedhur të premten Kryesinë e re, prej 37 anëtarëve. Kryetari i Degës, ndërkaq është lënë që të zgjedhet në të ardhmen. Zgjedhja e Kryesisë së PDK-së në Prizren është bërë me aklamacion, pa iu nënshtruar procesit të votimit.
Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, i ka nxjerrur nga xhepi emrat e anëtarëve të Kryesisë së PDK-së në Prizren.Katër prej anëtarëve të Kryesisë së re, Thaçi ka emëruar jashtë Këshillit drejtues të Degës.
Thaçi në mbledhje kishte kërkuar vetëm aprovimin emrave të përzgjedhur. “Shefi ka ardhur me emra të përzgjedhur”,
Sipas këtij burimi i vetëmi që ka kundërshtuar këtë formë të zgjedhjes së Kryesisë së re të PDK-së, ka qenë Esat Krasniqi. “ Esati ka qenë i vetmi që ka kundërshtuar këtë formë të zgjedhjes së Kryesisë. Ai i tha Thaçit se në Kryesi ke futur njerëz pa kredibilitet, ndërsa më të mirët i ke lanë jashtë”.
Krasniqi ia ka përkujtuar Thaçit kontributin familjar të tij në luftë, por pas luftës edhe në PDK.”Pas reagimit të Esatit ka folur Kadri Veseli. Ai e ka çmuar lartë kontributin e famlijes së Esatit dhe ka pranuar se është një familje e respektuar në Prizren”, tregon burimi i “PrizrenPress-it.
Pas reagimit të Esat Krasniqit, lideri i PDK-së Hashim Thaçi ka propozuar që lista prej 31 anëtarëve të zgjerohet në 37-të anëtarë. Në mesin e gjashtë anëtarëve, Esat Krasniqi, është propozuar që të emërohet anëtar i Kryesisë së re të PDK-së në Prizren.
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ndërkaq ka thënë se Kryesia e re i garanton fitoren PDK-së në Prizren.”Kryesia e re garanton fitoren e radhës së PDK-së në Prizren”, tha Thaçi. Ai ka vlerësuar se
takimi Këshillit drejtues i Degës, ka qenë një takim i unitetit “që zgjodhi Kryesinë e Degës së PDK-së me vota unanime”.
Thaçi tha se anëtarët e Kryesisë së zgjedhur, janë kryesisht kuadro që kanë fituar zgjedhjet e mëhershme, por edhe kuadro të rinj të inkuadruar në PDK./Indeksonline/