Sulmohet me molotov komuna ilegale në veri

Persona të panjohur kanë sulmuar mbrëmë me koktej molotovi objektin e komunës ilegale në veri të Mitrovicës. Sulmi ka ndodhur rreth orës 21:00, kokteji nuk është ndezur, andaj nuk ka të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale. /Indeksonline/