Vritet në Internet Kafe

V.T, nga Ferizaj është goditur për vdekje me thikë në kraharor nga një 14-vjeçar, pas një zënke, në një internet kafe në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, në afërsi të shkollës fillore “Gjon Serreçi”, raporton Gazeta JNK.
Policia në Ferizaj është njoftuar të dielën rreth orës 20, për një rast të therjes me thikë, i cili ka ndodhur në një Internet Caffe, në afërsi të shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një zënke ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit, ka bërë të ditur kapiteni Basri Shabani, ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të policia rajonale në Ferizaj.
Nga plagët e marra ka vdekur 17-vjeçari V. T. nga Ferizaj, të cilin e kishte goditur me thikë në pjesën e kraharorit, i dyshuari K.P., 14-vjeçar.
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka urdhëruar masën e ndalimit 24 orësh ndaj të dyshuarit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Indeksonline/