Shtyhet seanca plenare

Kuvendi i Kosovës e ka shtyrë mbledhjen e parë plenare të sesionit pranveror. Seanca është shtyrë për një ditë tjetër më kërkesë të grupit parlamentarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK ka bërë kërkesë lidhur më atë se sot është përvjetori i vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova.
Ndryshe, pikat e sotme të rendit të ditës kan qenë: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe Koha për pyetje parlamentare, Projektligjin për transplantimin e organeve, Propozimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës, si dhe Strategjia dhe Plani i Veprimit kundër korrupsionit për periudhën 2013-2017 etj. /Indeksonline/