ISKSH Gjobe farmacive qe nuk hedhin te dhenat online
Për të bërë të mundur kontrollin sa me të mirë të barnave me rimbursim Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor këtë vit do të gjobisë me 20 000 lekë farmacistët që nuk paraqesin online të dhënat brenda 15 ditësh. Në rast se ato nuk hidhen për një muaj farmacisë i zgjidhet kontrata deri në fund të periudhes së kontraktuar.
Keshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor miratoi kontratat e reja me subjektet farmaceutike për vitin 2012. Për herë të parë, të gjithë subjektet farmaceutike do të plotësojnë një formular “vetëdeklarimi”. Kjo për të lehtësuar proçedurën e lidhjes së kontratave me farmacitë dhe depot farmaceutike, ndërkohë që dokumentacioni i plotë do të kërkohet në rastet kur ka ndryshime të kritereve të lidhjes së kontratës.
Një tjetër masë që parashikohet në kontratë, ka të bëjë me gjetjen në farmaci në mënyrë të përsëritur të librezave të shëndetit të pacienteve, të cilët nuk janë prezentë në farmaci. Në këto raste, farmacisë i zgjidhet kontrata deri në fund të periudhës së kontraktuar, por jo më pak se për një periudhë 6 mujore nga koha e zgjidhjes. Me këto kontrata të reja ISKSH synon forcimin e kontrollit të barnave të rimbursueshme dhe përmirësimin e shërbimit ndaj pacientëve