E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia në BE, të dielën mbahet referendumi

BRUKSEL- Parlamenti i Kroacisë ka miratuar Deklaratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si interes strategjik, me të cilin qytetarët ftohen që të dalin në referendum. Deklarata u miratua me 127 vota pro dhe vetëm një kundr.

Miratimi i deklarates në parlament vjen pas diskutimit të një seance më parë të saj, ndërsa në të theksohet roli i qytetarëve të Kroacisë në bashkimin në BE dhe vërtetohet përcaktimi për vazhdimin e reformave.

Të dielën, në Kroaci mbahet referendumi, në të cilin vendoset për anëtarësim të këtij vendi në BE.
(el.me/news24/BalkaNWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›