“21 janari”, Prokuroria shumë pranë firmosjes së urdhër arresteve
TIRANË- “Ethet” zënë zyrtarët e lartë të Gardës së Republikës.Ndërsa opozita pritet të zhvillojë sot homazhe në kujtim të katër viktimave të 21 janarit 2011-të, komandantë të Gardës duket se nuk do të jenë të qetë, pasi zërat për një arrestim të mundshëm të disave prej tyre sa vijnë e shtohen.
Zhvillimet e ditëve të fundit, kur një pjesë e ekspertizës ka mbërritur nga zyrat e Byrosë Federale të Hetimeve, ka përshpejtuar dhe hetimet për dosjen e shumëpërfolur dhe prokurorët e çështjes “21 janari” janë shumë pranë zbardhjes së katër vrasjeve.
Dje, në zyrën e kryeprokurores Ina Rama kanë mbërritur ekspertë të huaj, të cilët mesa duket kanë diskutuar pikërisht për përfundimet në të cilat kanë dalë specialistët e FBI-së. Gjithashtu, në prokurorinë e përgjithshme është vërejtur prania edhe e përfaqësuesve të ambasadës amerikane në Tiranë.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)