E Shtunë, 31 Tetor 2026

“21janari”, e gjen gardistin Agim Llupo në qeli

TIRANË- Gardisit, Agim Llupo, ndodhet në qelitë e burgut 302 në Tiranë, pasi dyshohet për vrasjen e demostruesit, Ziver Veizi, gjatë protestës së 21 janarit të vitit të shkuar.

Ish-shefi i shtabit të njësisë speciale të Gardës së Republikës u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pasi nga hetimet rezultoi se gjatë demostratës së dhunshme të një viti më parë, ai qëlloi me armën e shërbimit duke lënë të vrarë Veizin.

Në pamjet e xhiruara nga televizionet që ndoqën protestën e mbyllur me katër të vrarë, Llupo shfaqet nga dritarja e ulët e kryeministrisë, duke qëlluar me automatikun e tij.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›