Demaçi dhe rezistenca paqësore
Është thënë se Demaçi është figurë poliedrike. U paraqit në vitet ‘50. Udha e tij nis nga krijuesi i mirëfilltë deri te disidenti i pakompromis. Kur flitet për të, flitet edhe për rezistencën shqiptare, e cila nga miopia serbomadhe interpretohet si lëvizje nacionaliste. Në të vërtetë, lirinë e fjalës, të mendimit dhe të individit, politika serbe nuk mund e pranoi si të drejtë njerëzore edhe për shqiptarët. Prandaj, terrori dhe ndëshkimet ishin drakonike, të shpeshta.
Që në vitet ‘50 u pa qartë se në qenien shqiptare ishte akumuluar një revoltë gjithëkombëtare. Për shkak të gjendjes së rëndë sociale dhe dhunës çnjerëzore, me mijëra familje linin trojet dhe merrnin udhën e kurbetit. E njëjta tragjedi ndodh edhe më vonë. Qëllimi është i qartë: Sa më shpejt të përfundojë pastrimi i heshtur etnik i Kosovës. Ndër të parët, Demaçi e kishte provuar kamxhikun e kësaj dhune. Pastrimet etnike, që po bëhen shqetësim edhe për Evropën intelektuale, në trojet shqiptare kishin filluar shumë më herët se në Bosnjë e Kroaci. Por regjimi totalitar serb, me mjeshtëri i kishte fshehur para opinionit botëror, megjithëse reagimet e Demaçit dhe të intelektualëve të tjerë ishin të hapëta e të ashpra.
Mirëpo, turpi nacional serb nuk mbeti pa u dëshmuar edhe nga vetë shkencëtarët serbë. Dr. Milan Obradoviç, fëmijë kolonisti, në doktoraturën e vet për reformat agrare të paraluftës në Kosovë, thekson se në mes dy luftërave botërore, padrejtësitë sociale-kombëtare nga Kosova kishin larguar 255.878 shqiptarë. As pas të ashtuquajturës Luftë Nacionalçlirimtare, ato nuk u ndalën. Në ditët e sotme pastrimet kanë marrë përmasa alarmuese. E përditshmja e Beogradit “Borba”, në muajin korrik të vitit 1993, sjell shënimet zyrtare serbe se Kosovën vetëm viteve të fundit e kishin lëshuar afro një gjysmë milioni shqiptarë. Pse ndodh kjo? Së pari, shqiptarët nuk i mbron ligji dhe, së dyti, ata nuk kanë kujt t’i ankohen. Kështu, një populli të lashtë, me një kulturë e histori të veçantë, e kërcënon edhe zhdukja fizike.
Shkaktar për një albanofobi kaq të rëndë është pa dyshim pseudoshkenca serbe, e cila vazhdimisht mbolli farën e urrejtjes në mes dy fqinjëve shekullorë. Vaso Çubrilloviç deri te nobelisti Ivo Andriç, pa e nënçmuar veprimtarinë e tij letrare, u bënë lekturë e përditshmërisë serbe. Në të vërtetë, glorifikimet dhe mitomania tek serbët, në mënyrë të pavetëdijshme, kërcënon edhe qetësinë e qenien serbe. Shqiptarët, sipas mendjes së tyre, na qenkan fatkeqësia në Ballkan dhe si të tillë duhet përzënë edhe nga jeta. Paranoja serbe, që u ngrit rreth çështjes shqiptare, duhet të lexohet para së gjithash, edhe si frikë serbe: Në rajon arriti barazimi i popujve. As grekëve, as serbëve, shqiptarët nuk u dalin sa dëshirojnë ata, ndërkaq dominimi ortodoks, e sidomos ai sllav, nisi të bjerë dukshëm, me të edhe ëndrra serbe për të dalë në ujërat e nxehta të detit Adriatik.
Në vitin 1981 demonstratat e studentëve të Kosovës ishin marshime të përgjakshme dhe ndër të parat që paralajmëronin se në kështjellën e diktaturës ndodhnin gjërat më makabre. Shembja e komunizmit për zyrtarët serbë ishte e tmerrshme. Hapeshin probleme të reja dhe fillonin kalkulimet. Pos opozitës sllovene në ish-Jugosllavi, kërkesat paqësore të studentëve nuk i përkrahu askush. Me lëvizjet shqiptare dhe trandjet e diktaturës, inteligjencia sllovene e shihte veten më afër Evropës.
Ndërkaq, zyrtarët e Beogradit nxitonin t’i shpallnin demonstratat lëvizje nacionaliste, që mund ta kërcënonin edhe rahatinë e Evropës. Diç tjetër ishte e vërteta: protestat ishin drejtuar kundër shfaqjes së aparteidit që po lindte mu në Evropë, pra, kundër getoizmit të tmerrshëm shqiptarë nga diktatura pansllave. ǒndodhi pastaj, e di çdo njeri i arsyeshëm: terrori serb rrënoi çdo gjë shqiptare – nga mbyllja e institucioneve deri tek e drejta për të jetuar. Në Kosovë filloi jeta e standardeve të dyfishta; ndoshta edhe ilegale. Absurdi serb na u bë përditshmëri. Shqiptarët sot janë i vetmi popull që nuk kanë të drejtë të kultivojnë as të mbrojnë identitetin kombëtar. Në ish-Jugosllavi, edhe pse ishin populli gati dominues, ata mbetën të nënçmuar dhe qytetarë të rendit të fundit. Ky nuk është turp vetëm për politikën zyrtare serbe. Kosova po shndërrohet në një njollë të errët të demokracisë evropiane.
Dalja e Demaçit nga burgu u prit me kërshëri të veçantë edhe nga zyrtarët e Beogradit. Pas 28 vjet vuajtjeje nëpër kazmatet e diktaturës, lirohej një krijues, i cili nocionin liri e kuptoi si të drejtë njerëzore dhe ekzistenciale jo vetëm për popullin e vet. Demaçi që në vitet ‘50, në romanin “Gjarpërinjtë e gjakut” (botim i “Jetës së re” më 1958). Moto kishte: Jo atyre që ngrehin gishtin e krimit, por atyre që shtrijnë dorën e pajtimit shihet qartë mesazhi se shkrimtari ynë ishte përcaktuar për një udhë të mundimshme, por dinjitoze: larg forcës. Apeli kundër gjakderdhjes dhe pajtimit që ofronte ai, mund të kapet edhe nga këndi i të sotmes, i pajtimit gjithënjerëzor dhe të lexohet si metaforë universale: të ketë sa më pak gjak e varre… Pra, gjestin e një humanisti e intelektuali shqiptar, fatkeqësisht politika miope serbe e kuptoi në mënyrën serbe.
Pak ka nga intelektualët serbë, që e kanë të qartë se shqiptarët nuk dëshirojnë të luajnë në letrën e nacionalizmit serb, jo pse frikësohen, por rreth autoktonisë dhe të drejtës historike-shqiptarët nuk vuajnë nga ndjenja e kompleksit, janë autoktonë. Pra, shqiptarët nuk zbritën nga Karpatet, as fqinjëve të vet kurrë nuk ua bënë një të keqe. Çjerrjet e nacionalizmit serb se Kosova na qenka djep i serbizmit, sa vijnë e bëhen jobindëse: Së pari, Beteja e Kosovës ishte betejë e të gjithë ballkanasve (Josef von Hamer) jo vetëm luftë e Car Lazarit. Aty ka mundur të vritet edhe njëri nga të katër prijësit shqiptarë, pra, edhe babai i Skënderbeut. Së dyti, Car Dushani, nëse mbretërinë e vet e kishte shtrirë thellë në trojet shqiptare, nuk do të thotë se populli serb na është pronari i atyre trojeve. Dardania e dikurshme ilire, pagëzuar më vonë Kosovë, nuk ishte një vakuum hapësinor. Aty dikush kishte ekzistuar para serbëve dhe, së treti, serbët e mençëm, e dinë se në Konferencën e Versajës (1919) Serbisë ia kishin dhuruar Kosovën Fuqitë e Mëdha dhe se e vërteta historike mbi të cilën është ngritur edhe iluzioni serb për Kosovën, nuk qëndron në anën e tyre.
Krerët serbë pse kanë zjarrmi dhe pse nuk e pranojnë dialogun me shqiptarët? Këtë nuk e bëjnë vetëm nga megalomania e tyre, por për arsye: Se shqiptarët assesi nuk e pranojnë luftën. Etika jonë nuk e lejon dhunën. Këtë e kishte paralajmëruar edhe Demaçi që në vitet ‘50. Po ashtu, vrasjet, pastrimet etnike, dhunimet, plaçkitjet, rrënimet e objekteve kulturore, trashëgimisë – shqiptarët i konsiderojnë akt të një populli të pacivilizuar dhe frikacak. Tek ne thonë: “Vetëm frikacaku vret”.
Përkundër thellimit të hasmërive në mes dy fqinjëve shekullorë, shqiptarët megjithatë mbetën më tolerantë se serbët. Motoja në romanin “Gjarpërinjtë e gjakut” nuk ishte apel vetëm për shqiptarët, por edhe për kokat e ndezura të të tjerëve, pra, edhe për ato serbe – gjak e varre të ketë sa më pak. Shtrohet çështja e dialogut jo vetëm brenda kombit.
Zgjidhja e mundshme dhe e vetme – shqiptarët dhe serbët të mbesin fqinjë të mirë, qetësia e gëzimi të kthehet edhe në vatrat e tyre – është pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës. Evropa politike këtë duhet ta shikojë si realitet dhe të përkrahë të drejtën e vetëvendosjes. Por, tmerron pasiviteti dhe qetësia e saj. Ballkani po shndërrohet në një varr të gjallë. Njeriu aty gati nuk ka asnjë vlerë: vritet si qen. Mjafton të ndizni TV-në e të merrni pjesë në teatrin e absurdit të quajtur Bosnjë, Kroaci apo Kosovë.
Duke mbyllur këtë tekst të rastit për Mandelën e Evropës, në këtë tempull të librit dhe të urtisë njerëzore, apeloj në lirinë e Kosovës, por edhe të fqinjëve shekullorë, pra, edhe për lirinë e serbëve nga krimet e mundshme dhe paranoja.
*Teksti i lexuar në Panairin Ndërkombëtar të Librit, në Frankfurt