Demaçi mori titullin “Doctor Honoris Causa”
Nga Express më 17 janar 2011 në ora 12:34
Universiteti i Prishtinës (UP), të hënën me një solemnitet rasti e ka dekoruar Adem Demaçin me titullin “Doctor Honoris Causa”, për kontributin e dhënë gjatë jetës së tij për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.
Prorektori Naser Mrasori e ka vlerësuar lartë personalitetin e Demaçit, duke thënë se është personaliteti më emblematik i popullit shqiptar, i cili e ka frymëzuar historinë më të re të popullit tonë.
Sipas tij njerëzit si Demaçi lindin rrallë, andaj u shpreh se ndjehen krenarë që nderojnë një disident kombëtar, siç është Demaçi. (Kosovapress)