Shatri, s’është kundër koalicionit me PDK’në
Pas Naim Malokut janë shtuar përsëri zërat në AAK që përkrahin koalicionin në mes të PDK-së dhe AAK-së.
Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Haki Shatri në një bisedë për të përditshmën “Epoka e Re”, ka thënë se nuk “është kundër koalicionit me PDK-në”.
“Nuk jam kundër asnjë koalicioni me asnjë parti politike. Parimisht nuk jam as kundër koalicionit me PDK-në. Por, mendimi i im është se, e kemi shumë të vështirë të hyjmë në koalicion kur liderin nuk e kemi këtu. I frikësohem koalicionit pa praninë e Ramush Haradinajt”, ka thënë Shatri në këtë intervistë.
Sipas tij, me Haradinajn në Kosova do të ishte më i sigurt çdo koalicion dhe suksesi do të ishte i garantuar.
“Kurse pa praninë e tij kam rezerva të hyjmë në koalicion me çdo parti politike, qoftë edhe me PDK-në apo me LDK-në”, ka thënë Shatri në këtë intervistë.