E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet makina e një polici serb në Zubin Potok

MITROVICE-Mediat serbe kanë raportuar sot se makina e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Zoran Radunovic, zëvendëskomandantit të policisë kufitare, është djegur të shtunën mbrëma në pjesën veriore të Kosovës, në Zubin Potok.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti ka thënë se makina private e policit Radunovic ishte dëmtuar tërësisht.
Policia e Kosovës po heton rreth motivevetë sulmit që për efektivët e policisë janë ende të panjohura si dhe për gjetjen e autorëve, raporton Tanjug.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›