E Shtunë, 31 Tetor 2026

“EULEX ta shfuqizoj vendimin e MPB-së”

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 13:32

Sekretari i Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq pret nga EULEX-i të shfuqizojë vendimin e MPB-së të Kosovës, me të cilin ndalohet qarkullimi i automjeteve me targa të reja të Serbisë në territorin e Kosovës.

Ai ka deklaruar për mediat serbe të hënën në veri të Mitrovicës se EULEX-i duhet të ushtrojë ndikimin e tij ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, për tërheqjen e një urdhri të tillë.

“Vendimi për ndalimin e përdorimit të targave të reja serbe është jo ligjor dhe si i tillë jo i aprovueshëm, përveç nëse dikush qëllimisht dëshiron të provokojë incidente në veri”, ka thënë mes tjerash Ivanoviq.

Sipas tij, shqiptarët duke marrë vendime të njëanshme janë duke tensionuar situatën politike në vend.

Ndryshe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ditë më parë ka lëshuar një urdhër për konfiskimin e targave të reja të lëshuara nga Serbia dhe se përkundër insistimeve edhe të ndërkombëtarëve urdhri ende është i plotfuqishëm dhe në zbatim e sipër nga Policia e Kosovës. (Kosovapress)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›