Lunacek: Zgjedhje të manipuluara

Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, ka rrëfyer sërish përvojën e saj në zgjedhjet e 9 janarit.
Në një shkrim autorial të siguruar nga portali Indeksonline, fillimisht ajo shprehet e dëshpëruar që shteti më i ri nuk e dha provimin ndërkombëtar në zgjedhjet e 12 dhe 9 janarit për organizimin e tyre në mënyrë demokratike dhe me standarde ndërkombëtare.
“Në këto zgjedhjet e dyta, nuk ka pasur trazira dhe përleshje të dhunshme, dhe ka pasur shumë përmirësime në organizimin, por rreth mbrëmjes gjërat ndryshuan. Frikësim (ishte kjo kohë kur u kërcënuan tre ekipet e misioneve diplomatike ndërkombëtare”, shkruan ajo.
Në shkrimin autorial, ajo shtron pyetjen “Nëse pas këtyre parregullsive të shumta me fletëvotimeve mbushura, votime familjare e manipulime do të krijohet një parlament dhe një qeveri me legjitimitet të dyshimtë dhe që cenon kredibilitetin e bashkësisë ndërkombëtare. Ajo më tej përmend thirrjen e Pieter Faith për një qeveri me duar të pastra dhe legjitime, por nuk e di si do të reagoj PDK-ja dhe partitë e tjera.
Lunacek, i është rikthyer komenteve nga disa politikanë në Kosovë për deklaratat e saj “ se ajo nuk ka kompetencë të flasë në këtë nivel”. Eurodeputetja shkruan me bindje “se pavarësisht fjalëve, një gjë mbetet e sigurt se procesi i manipulua, pati frikësime, ndërsa nuk u thye kultura e mos ndëshkimit. Kësisoj, Kosova nuk mund të ofroj shembull të mirë”. (indeksonline)