Demagogjia e rruges Nga Majlinda Bregu Ministre e Integrimit
Jemi nje mazhorance qe pervecse pasqyron sot gezimin e ligjshem te nje kombi te tere qe ka bere realitet endrren e vjeter te levizjes se lire ne Europeprezantohet politikisht para zgjedhesve e afte te permbushe premtimin kryesor elektoral liberalizimin e vizave brenda vitit te pare te mandatit te dyte. Ky ishte nje nga premtimet tona kryesore politikisht sigurisht qe do ta prekim sot neser ne fund te vitit vitin tjeter ne zgjedhjet e ardhshme se sigurisht kemi arsye per tu ndjere mire dhe krenar. Sepse nuk bejme thirrje demagogji rruge ne shi pa shi para Parlamentit Kryeministrise mund te vazhdoni te beni protesta pa fund sepse keni zgjedhur te beni vetem nje gje ne nje vit e gjysme histori veteperjashtimin nga arritja e procesit me te madh te qytetareve. Meqe po diskutohet spekulohet lexohet raporti apo opinion i Komisionit Evropian po perseris dicka qe e kam thene dje nuk ka arsye per asnje nga ne per tu ndier i trishtuar sot. E para sepse qytetaret shqiptare kane zgjedhur te jene te gezuar ndryshe nga ju qe nuk mund te gezoni sepse mezi prisni te jeni te shqetesuar dhe e dyta sepse edhe ne ate raport qe ju po perpiqeni ta shihni vetem me syze te erreta eshte raporti qe ne krahasim me raportet e tjera qe kane mberritur ne Shqiperi gjate ketyre viteve vlereson ne menyre absolute reformat e ndermarra. Ne asnje raport tjeter qe KE i ka derguar Shqiperise nuk ka pasur vleresime pozitive per kuadrin institucional ligjor per iniciativat dhe reformat e ndermarra nuk ka pasur asnjehere vleresime me pozitive per situaten makroekonomike dhe standardet e te drejtat e njeriut qe ne kete raport cilesohen si te dallueshme qarte dhe gjeresisht te kenaqshme. Keto jane premtimet qe nje qeveri u jep qytetareve. Nese ne raport thuhet qe situata makroekonomike ne Shqiperi eshte stabel qe administratat ka nje kuader ligjor institucional qe vjen duke u permiresuar qe rrogat dhe pensionet ne kete vend jane rritur pavaresisht ndikimeve te krizes ekonomike qe parlamenti shqiptar pa ndihmen dhe kontributin tuaj ka votuar ligje te rendesishme qe ndikojne drejtpersedrejti ne permiresimin e imazhit per te drejtat e njeriut sic eshte ligji i anti-diskriminimit ju duhet te ndiheshit po kaq mire sa dhe ne sepse ne fund te fundit nje qeveri matet me ate cka prek qytetaret jo me debatin qe ju kerkoni te ndertoni dhe te konsumoni ne Parlament.
Une po ju lexoj kontributin tuaj te munguar ne procesin e liberalizimit te vizave Gjate miratimit te ligjit Antimafia ne dhjetor 2009 te ligjit te ri Per bashkepunimin gjyqesor me autoritetet e huaja per ceshtje kriminale kusht per liberalizimin e vizave ju nuk ishit te pranishem ne miratimin e ligjit Per mbrojtjen ndaj diskriminimit ne shkurt 2010 ju nuk ishit te pranishem ndryshe nga pritshmeria jone qe do ta miratonit serish ligji per Policine Gjyqesore u miratua pa konsensusin e opozites ne Korrik 2010 po e perseris te gjitha keto ligje ishin kushte te roadmapit per liberalizimin e vizave.
Epo se cfare tjeter mund te beni ju vec bojkotit te ligjeve duke mos dhene kontributin tuaj per kete proces une nuk di. Nese ju e mendoni kontributin tuaj me greva urie me bllokim me bojkot te gjate parlamenti me bllokim te votimit te rezolutave per Shqiperine nese ju e keni lidhur kontributin tuaj me sloganin tuaj te qershorit 2010 hap kutite te clirohen vizat mendoj se sot e keni kuptuar shume mire. Gjeni menyra per te hapur mendjen tuaj se vizat u cliruan kutite tuaja fatkeqesisht sa here te kerkoni cenim te ligjit nuk do te hapen. Kemi nje opozite me axhende pa busull brenda se ciles i vetmi shenim eshte zhurmues dhe kunder lajm sa here qe ka ngjarje te medha. Duke iu referuar vetem ngjarjeve me te fresketa atyre te vitit te fundit dhe duke harruar bilbilat ne Parlament para anetaresimit ne NATO apo sulmin qe nisi ne vigjilje te procesit te pajisjes me pasaporta biometrike kjo opozite u ngujua 2 jave ne mes te Bulevardit ne kohen qe komisionerja Malmstrom pritej te deklaronte vendimin per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen dhe pak minuta pasi ky vendim u more lideri i opozites Edvin Rama shkroi nje leter ndoshta nga me qesharaket ne histori per nga nonsense i saj ku i kerkonte Komisionit Evropian te mos pengonte shqiptaret te leviznin pa viza ne hapesiren Shengen perpos krizes politike qe kishte si skenarist ate vete. E theksoj kete e beri pasi u more vendimi.
Keto jane fakte dhe mbeten ne histori. Shpresoj dhe besoj qe ka brenda opozites nje segment deputetesh qe mund dhe duhen te ndergjegjesohet per funksionin e tyre politik ate te pjesemarrjes dhe votimit te ligjeve te caktuara ne parlament dhe ne menyre te vecante te kurseje oponencen per ligje te rendesishme qe lidhen direkt me proceset madhore integruese te vendit. Ne si mazhorance e kemi bere oferten tone ajo eshte nje dhe e patjetersueshme kompromis ne respekt te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit sepse jemi te bindur qe kjo eshte rruga e vetme qe na con me dinjitet drejt Evropes dimensionet e se ciles jane vijezuar vetem te diktuara nga ligji dhe jo pazareve apo interesave partiake. Kjo eshte Evropa ku aspirojme te shkojme ndaj ftoj opoziten te reflektoje per te dhene pjesen e saj kontribuuese ne nje proces qe nuk do te njohe kthim ai i integrimit te vendit ne BE.
Fjala e mbajtur dje ne Kuvend