Shqiperia parajsa surprize
Mes natyres memories antike e asaj moderne dhe deshires per rilindjeje. Gazetari i La Repubblica Paolo Gallori shpjegon se perse Shqiperia u shpall ne krye te destinacioneve per tu zbuluar ne vitin 2011
Shqiperia eshte vendi qe faqja e njohur Lonely Planet vendosi ne krye te dhjete vendeve per tu vizituar ne vitin 2011. Askush me shume se italianet nuk mund te jene cuditur nga kjo renditje qe e ka cuar Brazilin ne vendin e dyte ndersa Italine hic me pak sesa vendin e shtate. Si mund te kete ndodhur qe ne anen tjeter te Adriatikut te ndodhet parajsa kur per vite me radhe lajmet kane raportuar per skafistet dhe emigrantet shqiptare perkufizimet kane qene shume me te vrazhda ne te vertete. Ne vitet 90 shqiptaret lane pas shpine regjimin komunist te Enver Hoxhes dhe ndermoren aventuren pertej detit duke besuar se do te gjenin Ameriken. Dhe varkat e mbushura perplot me mish njeriu ne arratisje te publikuara edhe ne kopertinen e Time tashme i perkasin se kaluares. Nga Lonely Planet vjen jo vetem nje ftese per te rishikuar disa paragjykime te ardhura nga eksperienca familjare. Duhet vullneti per te hapur mendjen dhe zemren ndaj nje eksperience udhetimi me joshje te padyshimte mes detit dhe malit historise e natyres ushqimit e kultures. Duhen megjithate pergatitje per tu perballur me nje vend dhe nje popull qe ka kontradiktat tipike te atyre qe perjetojne nje modernizim me etapa te sforcuara me rrezikun per tu perfshire ne nje globalizem te pashpirt... Ate qe deshiron te asgjesoje Edi Rama kryebashkiak i Tiranes dhe kryetar i PS-se i cili perballet me tensionet e nje kryeqyteti te ndare mes deshires per modernizim dhe ruajtjes se identitetit. Ne vitin 2004 nje sondazh interneti e renditi Ramen si kryebashkiakun me te mire ne bote ne lidhje me impenjimin e tij per rikualifikimin e hapesirave urbane ne degradim. U vleresua vecanerisht ideja e tij per te rigjalleruar lagje te plota duke lyer ndertesat e vjetra dhe pallatet parafabrikate me ngjyra te ndezura nga lejlaja te portokallia ne menyre qe te largonte edhe trishtimin arkitektonik. Po i njejti kryebashkiak aktualisht i kundervihet idese per te shkaterruar Mauzeloumin piramidal te Enver Hoxhes per ti bere vend rezidences se re te Parlamentit sic do te donte kryeministri Sali Berisha lider i Partise Demokratike. Ama te rinjte jane te gjithe me Ramen. Ku do te mund te siguronin nje vend me te mire per te luajtur skateboard I heshtur dhe enigmatik nga nje muze mund te veresh Te bukuren e Durresit nje nga mozaiket me antike te Evropes. Durresi Epidamno per kolonizatoret greke Durachium me ardhjen e romaneve qe e shnderruan Shqiperine ne provincen e Ilirise eshte qyteti me i rendesishem portual i vendit. Ketu ne vitin 49 para Krishtit u perballen Cesari dhe Pompeu. Sot askush nuk duket se mendon sesi te perdoren te ardhurat e emigranteve dhe investimet nga jashte. Vjen fare lehte nga nje largesi vetem 30 kilometra nga Aeroporti Nderkombetar i Tiranes me te cilin e lidh nje autostrade e re Durresi shfaq fytyren me shqetesuese te perspektives shqiptare ne drejtim te BE-se. Nje shetitje ne port teater i arratisjes se pare te vertete permes detit teksa me pas ngre syte dhe... Te mrekullueshme do te doja te jetoja pikerisht atje. Keshtu do tju pergjigjen nente ne dhjete shqiptare nese do ti pyesni ata se cfare mendojne per pallatet 20-katesh te mbire thuajse nga hici duke i hequr diellin lagjeve te qytetit te vjeter. Ne fillim te viteve 90 pak kioska tregtonin pije te markave te panjohura pasticeri parfume etj. Prova te tregtise se lire ne nje qytet qe sot servir me krenari qendra tregtare sportele bankomatesh dyqane telefonie shitje abazhuresh. Ndertesa e nje banke italiane qendron prestigjioze perballe Xhamise se madhe e kthyer me shkelqim vetem pas renies se regjimit. Ne rruget me kalldreme ku me pare shiheshin makina te vjetra dhe autobuse te amortizuar te fabrikes gjermano-perendimore sot mbreteron asfalti dhe nje trafik teper kaotik dhe i crregullt. Makinat Gjithmone gjermane por tani shqiptaret qarkullojne mbi Mercedese te shkelqyer te zgjedhjes se pare absolute dhe motore monstruoze. Natyrisht pa kaske. Populli i lirise se vertete eshte ketu. Dhe me veshtrimin drejt te ardhmes duket se nuk i kushton me vemendje te kaluares. Keshtu cimento i heq frymemarrjen kulles antike turke amfiteatrit roman te shekullit II para Krishtit i dale ne drite thuajse rastesisht ne vitin 1966 gjate punimeve te germimit ne nje kopsht. Apo edhe muret qe vete romaket ndertuan per tiu kundervene sulmeve te barbareve. Si italian ne Durres mund te jetohen shume kenaqesi te vogla. Te hahet peshk i fresket kushton me pak se nje pice. Laura Pausini ketu eshte edhe me e njohur se Lady Gaga. Megjithese eshte e ndaluar pihet ngado duhan. Nese i jep pak muhabet kamerierit ai te tregon per festimet e medha me rastin e fitores se Interit ne Champions. Thuajse te gjithe flasin pak italisht dhe nese u jep vemendje do te pershendesin me nje buzeqeshje duke vene doren ne zemer. Jo perpara se te te kene ofruar kenaqesine e byrekut i perbere nga peta brumi dhe i mbushur me mish spinaq apo djathe per tu shoqeruar me qumesht. Per pak leke taksisti do te te beje nje xhiro nga qendra deri 30 km pergjate detit. Veshtire te admirohet pastertia e Adriatikut ne pjesen e pare te plazhit. Kosovaret qe jane larguar nga tokat e tyre kane ngritur bare pafund dhe restorante me emra qe shfaqin krenari nacionaliste. Ketu kusherinjte e veriut te ardhur nga Prishtina e Gostivari por edhe nga Gjermania ku shume edhe jane punesuar konsumojne mish dhe pine birre qe ne oret e para te mengjesit pasi kane shetitur ne bregdet nga perendimi ne agim. Gje qe nervozon autoktonet e Durresit qe tanime nuk arrijne me as te bejne nje ecje te thjeshte ne kembe. I rrethuar nga mesymja kosovare ja ku eshte Hotel Adriatiku nje fare monumenti kombetar. Ne kete hotel nje here e nje kohe qendronin vetem diplomatet e vendeve komuniste. Shqiptareve u ndalohej edhe te afroheshin. Sot Berisha pret ketu delegacionet e huaja fotot e te cileve mbizoterojne ne holl ne nje ambient te paster i pajisur me cdo komoditet te mundshem dhe me nje sherbim te cilesise se larte nga i cili perfitojne me se shumti turistet e huaj. Jane pagat e uleta ato qe mbajne larg Adriatikun per shqiptaret e shtreses mesatare por te pakten tani ata mund ti lejojne vetes ndonje fotografi prane hyrjes ne forme kujtimi. Ne gusht nje dhome martesore ne Adriatik kushton rreth 100 euro ne dite perfshi mengjesin dhe cadren me shezllone ne plazhin privat te vezhguar nga roje. Ne kete zone gjate gjithe dites bejne ecejake per ore te tera ambulante te cdo lloji moshe dhe race per te shitur pije embelsira tipike fruta misra te pjekur kapele komardare e deri edhe veshje. Nje spektakel i vertete njerezish ndersa verdalle gjenden me mijera cadra mbi te cilat ende shkruhen emrat e plazheve ne Rimini. Xhiroja me taksi vazhdon. Mberrijme ne Golem nje pjese e gjate plazhi qe kohe me pare ka qene vetem natyre e virgjer nje pyll i shendetshem me pisha pas reres dhe detit. Tanime nuk shihet me as pyll as det ne te dyja anet e asfaltit ka vetem pallate dhe pafundesisht komplekse hotelesh te tmerrshem te lyer me ngjyre jeshile te verdhe te kuqe portokalli te ngritur edhe brenda nje nate sipas nje shumellojshmerie stilesh. Nese mireqenia e re tregon muskujt kujtesa qan... Shfaqet nje krim ku duke kerkuar te imitosh me te miren perserit gabimet e te tjereve. Po atehere ku mund ta takojme Shqiperine qe Lonley Planet sponsorizon me aq bindje..
Ecem me ore e ore dhe u lodhem duke mbajtur ngultas shikimin ne rruge. Cfare gjiri fantastik... Dy te rinj me tregonin rrugen te hipur mbi motore duke udhetuar nga Greqia per tu kthyer ne Itali permes Malit te Zi. Ishin ndalur ne Sarande ne jug te Vlores. Malet ne afersi te detit profili fantastik i shkembinjve uji i filtruar nga ideja se asgje nuk mund ta infektoje gjithe kete sasi sigurisht nese nuk do te ishte muzika tekno qe degjohet neteve neper keto fshatra... Saranda eshte rreth 315 km larg Durresit dhe per ata qe i duan udhetimet duke qene disi te kujdesshem nga shoferet shqiptare ky rrugetim dredha-dredha neper kodrinat ku shfaqet deti mund te jete nje kenaqesi e vertete. Kalojme prane qendrave te banuara qe u kane mbetur pak a shume besnike menyres se si kane qene para renies se Murit te Berlinit. Qyteti bregdetar i Sarandes perqafohet nga deti prane portit ku me traget mund te shkohet ne Greqi. Aty prane gjendet ne mes te natyres fryma e se kaluares qe sjell Butrinti arkeologjik. Sipas Virgjilit i themeluar nga trojanet Butrinti ka qene nje qytet i fortifikuar i lulezuar nga bizneset shume prej te cilave duken ende nga rrenojat. Na shfaqet Akrolopi teatri qe daton qe prej shekullit te trete para Krishtit i dekoruar me mozaike.
Mesdheu nuk eshte vetem nje hapesire e pamase uji por eshte gjithashtu letra ku popujt kane shkruar historine e tyre. Nje histori qe peshperit thirrjen e saj mes maleve deshmitare te Tokes se Shqiponjave nga derivon edhe emri Shqiperi. 60 km me autobus nga Durresi dhe ja papritur rruga nderpritet nga nje lume prane se cilit grumbullohen shtepite e bardha te Beratit qyteti i 1000 dritareve. Mangalemi shenjat e krishtera Gorat minaret e xhamive dy kultura dy fytyra ne pasqyre. Berati i cili ka jetuar edhe nje te shkuar te lidhur me Perandorine Bizantine ruan thesarin e tij ne kodren e Mangalemit nje keshtjelle qe daton nga shekulli XIV ende e banuar tek e cila arrihet duke u ngjitur permes nje te perpjete me gure. Guret e zhveshur te lemuar ruajne jeten brenda ne kala qe zhvillohet njelloj prej shekujsh prane muzeut Onufri piktorit me te madh shqiptar te shekullit XVI i specializuar per ikonat e shenjta. Guret e Katedrales Kishes se Trinise se Shenjte dhe Kisha e Ungjilltareve ruajne krishterimin nga otomanet.
Shqiperia ka qene e rrezikuar ne shekuj nga Adriatiku dhe nga presioni turk i Lindjes. Skenari qe eshte zhvilluar thuajse gjate gjithe shekullit te XX nga komunizmi per te shuar cdo objekt kulti merr jete ne qytetin e Krujes rreth 50 km larg Durresit. Kruja eshte nje tjeter qytet kala i vendosur midis maleve. Ketu ndodhej keshtjella e Skenderbeut heroi i vendit i cili ne shekullin XV-te arriti te bashkonte kreret feudale kunder pushtimit turk. Nje beteje rraskapitese e treguar me hijeshi nga shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare te novela Daullet e shiut. Fantazma duket se rri ende pezull ne Kruje ku mbi rrenojat e kalase e bija e Enver Hoxhes ngriti nje muze dedikuar heroit me te madh kombetar te historise shqiptare te cilit i ben homazhe e gjithe Evropa per rolin e tij te pazevendesueshem mes Lindjes dhe Perendimit. Ne muze gjenden edhe armet e renda kopje te origjinaleve te Gjergj Kastriot Skenderbeut te cilat ne fakt ndodhen ne Vjene. Nga maja e keshtjelles duke e shtrire tej shikimin ne lugine duket sikur syri te sheh cadrat e ushtareve turq duke pritur. Me pas kenga e nje myezini ne nje xhami aty prane shpjegon mirazhin turqit kane fituar.
Vendi ka cte ofroje edhe nga memoria e diktatures. Duhet te largohemi me rreth 120 km ne drejtim te kufirit te Kosoves ne lartesine prej 2120 meter mbi nivelin e detit ne masivin e maleve Kurore per te cuar shikimin mes malesise dhe pyjeve me pisha. Liqenet e Lures te vendosura ne nje peizazh malor mes nje natyre te rralle baritore gjenden ne nje pjesez te rralle e krijimit. Joshja e liqeneve sy blu perfundon ne dimer me kapake te bardhe e te akullt nga debora. Ka qene keshtu per shekuj deshmi e admirimit ne ditaret e udhetareve te Ballkanit. Ndoshta nuk do te jete me keshtu nese industria e turizmit do te vendose hotele dhe teleferike ne mase ne parkun e Lures.
Para kthimit per ne Itali ndalemi ne Aeroportin Nderkombetar te Tiranes Nene Tereza i cili eshte perfekt. I rinovuar dhe modernizuar ofron ne hapesirat e tij shume mundesi reklamimi. Prane nje bankomati nje reklame shfaq nje personazh te njohur televiziv qe te ofrohet me shprehjen A mund te me pish te teren Gati per tu nisur.