Teuta, “bis” me vlonjatët

Teuta regjistroi një fitore me shumë vlerë në përballjen e javës së 15 me Flamurtarin, që pesë minutat e fundit i luajti me dhjetë lojtarë, pas veprimeve antisportive të sulmuesit me ngjyrë Ricard. Nigeriani iu kundërpërgjigj në mënyrën më të shëmtuar ndërhyrjes së gabuar të mbrojtësit të Teutës, Endri Vrapi, që u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Sokol Jareci. Goli i vetëm i takimit u shënua nga 21-vjecari Ermal Gega në minutën e 67, që përfitoi nga një gabim i portierit të Flamurtarit, Dine. Me fitoren ndaj Flamurtarit ( e gjashta në 14 javë dhe me një ndeshje më pak), Teuta u ngjit në vendin e tretë me 25 pikë. Flamurtarin regjistroi humbjen e tetë në 15 javë, duke qenë në të njëjtën kuotë pikësh me Luftëtarin, por tashmë ndjen presionin e rikthimit andej nga erdhi. Kjo ishtë fitorja e dytë direkte e Teutës në përballjet e këtij sezoni me Flamurtarin, pas asaj të fazës së parë të fituar me rezultatin 2-1. Teuta do të luajë, më 13 dhjetor kundër Apolonisë, në ndeshjen e prapambetur të javës së 14, ndërsa të dielën për javën e 16 do të udhëtojë në Gjirokastër për t'u ndeshur me Luftëtarin vendas (faza e parë 1-1). Flamurtari, do të presë në shtëpi Kastriotin me të cilin humbi në fazën e parë 1-0.
TEUTA-FLAMURTARI 1-0
Shënues: 1-0 Ermal Gega 67'
E premte, 8 dhjetor, Stadiumi "Niko Dovana"
Gjyqtarë: S.Cekaj, Pregja-Mali
Bilanci midis ekipeve: 118 ndeshje; 44 fitore Teuta , 42 barazime, 32 fitore Flamurtari. Golat: 126-104