E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Demat”, të rraskapitur edhe ndaj Dinamos

Një pikë nga nëntë të mundshmet dhe dy humbjet në tri takimet e fundit e spostuan Partizanin në vendin e tretë, por me pikë të barabarta me Dinamon (nga 20). Partizani humbi në javën e 10-të me Dinamon me rezultatin e pastër 2-0 (gola të Plakut në të 51' dhe Pejicit në të 63'). Trajneri i bluve, Agim Canaj e kishte thënë se kundër Partizanit i mjaftonte edhe një gjysmëgoli që do ta conte te fitorja dhe ta barazonte me pikë me Partizanin që e nisi ndeshjen si kryesues.
KRIZË ? -Partizani i Likës duket se po përjeton krizën e dytë gjatë "Katër javëve të mëdha": humbje me Besën (2-1), barazim 0-0 me Elbasanin dhe sërish humbje me Dinamon (2-0), kur në javën e fundit të fazës së parë e pret kampionia në fuqi, Tirana, që duket se e klaloi krizën nga ana e saj, kur djemtë e Hafizit arritën fitoren e dytë rresht.
ATMOSFERA – Më e bukura e parë ndonjëherë në "Selman Stërmasi" gjatë këtij sezoni Në praninë e rreth 2000 shikuesve në "Selman Stërmasi" nisi edhe derbi i 128-të midis Dinamos dhe Partizanit, kur në atë "Qemal Stafa" në takimin Tirana-Teuta, nuk ishin më shumë se 300 shikues. Dhe të mendosh se aty luanin kampionia dhe nënkamponia në fuqi. Gjithsesi një derbi si ai Dinamo-Partizani, e meritonte të ndiqej.
SHTYLLA - Në minutën e 14-të Bakaj dha një pasim të zgjuar për Abilaliaj, por sulmuesi vlonjat nuk mundi të mposhtë Kotorin e Dinamos. Sulmuesi i Dinamos, Bekim Kuli siluroi i pari portën e kuqe të mbrojtur si zakonisht nga Orges Shehi. Loja merr më shumë grintë e ngjyrë. Mbrojtësi i Partizanit, Tefik Osmani u ndëshkua më karton të verdhë për ndërhyrje të rëndë ndaj Pejic. Dinamo ka rastin e parë të madh, kur goditi shtyllën me anë të kroatit Dario Bodrusic, por Plakun nuk gjuajti fort topin e kthyer nga shtylla. Dario Bodrusic u ndëshkua me karton të verdhë për protestë ndaj gjyqtarit Kridens Meta. Kroati Goran Vincetic shmangu në minutën e 31-të mbrtojtësin Fatjon Tafaj të Partizanit, gjuajti fort duke e detyruar Shehin ta presë topi në dy kohë. Pjesa e parë ofroi për shikuesit në "Selman Stërmasi" një lojë mesatare dhe larg formës së disa prej futbollistëve elitarë.
GOLAT - Fraksioni i dyte i ndeshjes paraqiti një Partizan të shthyrur plotësisht dhe të papërgatitur nga ana fizike dhe në rënien e moralit të "demave" ndikoi edhe goli i shpejtë i sulmuesit të Dinamos, Sabino Plaku (50'), një prodhim i Akademisë së Partizanit. Ish-sulmuesi i Apolonisë u ngjit në kuotën e katër golave. Në kërkim të golit të barazimit të kuqtë pësuan edhe golin e dytë me anë të Pero Pejic, që me golin e shënuar në minutën e 63-të, jo vetëm që e coi rezultatin në 2-0, por realizoi edhe golin e tij të pestë sezonal. Partizani nuk pati forcën e duhur të reagojë dhe të "Kuqtë" mund të ndëshkoheshin
edhe me gola të tjerë. Kjo ishte një humbje e rëndë për "demat", që do të bëjnë edhe pa shërbimet e mbrojtësit Tefik Osmani në ndeshjen e rëndësishme me Tiranën, të shtunën e arsdhshme, ndeshje që mbyll edhe fazën e parë. Gjithsesi, Partizani mund të mburret vetëm me faktin se ka 7 fitore me shumë se Dinamo (38) gjatë historisë së 128 ndeshjeve të tyre.

Dinamo – Partizani 2-0
Golat: 51' Plaku, Pejic 63'
Dinamo: Kotorri; Abraham, Granic, Pisha, Bodrusic; Kuli (77' Ferra), Allmuca, Poci, Vincetic (69' Mile); Plaku (88' Caushi), Pejic
Trajner: Agim Canaj
Partizani: Shehi; Hallaci, Osmani, Tafaj, Beqiri; Gjyla (57' Progri), Babamusta (58' Shkëmbi), Devolli, Muzaka; Bakaj, Abilaliaj (68' Malindi)
Trajner: Hasan Lika
Gjyqtar: K.Meta, A.Mali, E.Doda
Karton i verdhë: Bodrusic, Allmuca, Pejic/Osmani
Karton i kuq: Abraham 90'

Tranerët
Agim Canaj (Dinamo)
"Strategjia sipas të cilës kishim përgatitur ndeshjen ishte duke ushtruar presion në mesin e fushës së Partizanit, për ta kapur më pas në kundërsulm. Besoj se ia dolëm mbanë me sukses këtij qëllimi. Me këtë fitore treguam se jemi një ekip plot potencial. Pavarësisht nga zërat që shkojnë e vijnë, ne jemi në garë për titull".

Hasan Lika (Partizani)
"Ishte një fitore e merituar e Dinamos. Ne kemi luajtur një lojë aspak të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj jemi ndëshkuar dy herë. E madje fitorja mund të ishte edhe më e thellë, pavarësisht tentativave tona për të shkurtuar diferencën e rezultatit. Mendoj se skuadra nuk dha atë që ka dhënë në fillim të këtij kampionati".

Besa-Besëlidhja 2-0
Besa morri kryesimin e vetme në javën e 10-të, kur fitoi me Besëlidhjen (2-0) dhe përfitoi nga hapi i gabuar i Partizanit me Dinamon. Pjesa e parë shfaqi një Besë më kërkuese për golin, por bashkëkryesuesit ishin të paqartë dhe të turbullt para portës. Kavajasit realizuan dy gola në pjesën e dytë për të vulosur edhe fitoren.

Flamurtari-Kastrioti 1-0
Vlonjatët agresivë përballë një mbrojtje të ngjeshur të Kastriotit. Portieri Mustafa i Kastriotit ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj të riut Shehaj dhe gjyqtari Janku nuk hezitoi të drejtonte dorën nga pika e bardhë. Denis Mema goditi saktësisht 11-metërshin në minutën e 31-të duke sjellë edhe avantazhin e Flamurtarit.

Kategoria Superiore

Java 10, 07.11.2007
Dinamo-Partizani 2-0
Besa-Besëlidhja 2-0
Tirana-Teuta 2-1
Flamurtari-Kastrioti 1-0
Skëndërbeu-Vllaznia 2-3
Elbasani-Shkumbini 0-0

Java 11, 10.11.2007
Partizani-Tirana
Shkumbini-Dinamo
Besëlidhja-Elbasani
Vllaznia-Besa
Kastrioti-Skënderbeu
Teuta-Flamurtari

Ekipi N F B H Gol P
1.Besa 10 7 2 1 15-6 23
2.Dinamo 10 6 2 2 14-4 20
3.Partizani 10 6 2 2 15-6 20
4.Vllaznia 10 4 4 2 14-9 16
5.Flamurtari 10 4 4 2 8-6 16
6.Shkumbini 10 4 3 3 10-10 15
7.Elbasani 10 3 5 2 6-4 14
8.Kastrioti 10 2 1 5 7-9 10
9.Tirana 10 3 3 4 10-11 12
10.Besëlidhja 10 1 3 5 11-15 9
11.Teuta 10 1 2 7 5-15 5
12.Skënderbeu 10 1 1 8 13-27 4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›