Faruk Sejdini jep dorëheqjen nga Skenderbeu

Trajneri i njohur nuk ka duruar më. Pas humbjes me Vllazninë, e teta sezonale për korcarët, Faruk Sejdini dha dorëheqjen nga drejtimi i Skndërbeut. "Xhaxhi", megjithatë do të drejtojë Skëndërbeun edhe ditën e shtunë, atë kundër Kastriotit, kur do të luhet edhe java e fundit e fazës së parë.
Si trajner i Skënderbeut,përvec fitores së bujshme me Tiranën (4-2), kur provokoi edhe shkarkimin e ish-trajnerit të bardhebluve Sulejman Starova, ka shijuar vetëm humbje përvec një barazimi problematik me Besën kryesuese (1-1).
Sejdini bashkohet kështu me Starovën, Nicës, Ndreun, Dedjen, që kanë dhënë më parë dorëheqjen apo janë shkarkuar.