Gjyqtari Lapi shahet në korr, Elbasani rrezikon humbjen

"Ruzhdi Bizhuta" prodhoi sharrjet e para në korr kundër gjyqtarit në derbin e prefekturës Elbasani-Shkumbini (0-0) dhe arbitri shkodran Pajtim Lapi e ndërpreu lojën për 4 minuta, në bazë edhe të urdhrit të ri të dalë nga zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, apo sic quhet ndryshe edhe "Nisma Mema". Mbetet për t'u parë nëse Shkumbini do ta fitojë 0-2 ndeshjen në tavolinë, në një takim ku asnjë nga fqinjët (shumë herë të mirëkuptueshëm) nuk dëshironin të dilnin pa pikë. Verdheblutë më aktivë në pjesën e parë, ku Fjodor Xhafa ishte protagonist i pesë rasteve në pjesën e parë, ndërkohë që Shkumbini u mbrojt mirë, pasi peqinasit kërkonin të dilnin me të paktën me një pikë nga "Ruzhdi Bizhuta". Pjesa i paraqiti peqinasit më kërkues, por aspak të rrezikshëm në zonën e vogël të mbrojtur nga Lika. Gjithsesi nga një takim edhe me një derbi të vogël midis dy vëllezërve Dalipi: Endrit te Elbasani dhe Klevisit te Shkumbini, dy skuadrat prodhuan barazimin e 4-t midis 29 ndeshjet e zhvilluara midis tyre. Për Elbasanin ky është barazimi i katërt rresht, ndërkohë që Shkumbini pas fitores me Besën të shtunën e kaluar, kishte nevojë për pak "clodhje" përpara se të përballojë Dinamon e vendit të dytë në shtëpi.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 10
Elbasani-Shkumbini 0-0
Skënderbeu-Vllaznia 2-2
Dinamo-Partizani 2-0
Tirana-Teuta 2-1
Flamurtari-Kastrioti 1-0
Besa-Besëlidhja 2-0
Ekipi N F B H Gol P
1.Besa 10 7 2 1 15-6 23
2.Dinamo 10 6 2 2 14-4 20
3.Partizani 10 6 2 2 15-6 20
4.Vllaznia 10 4 4 2 14-9 16
5.Flamurtari 10 4 4 2 8-6 16
6.Shkumbini 10 4 3 3 10-10 15
7.Elbasani 10 3 5 2 6-4 14
8.Kastrioti 10 2 1 5 7-9 10
9.Tirana 10 3 3 4 10-11 12
10.Besëlidhja 10 1 3 5 11-15 9
11.Teuta 10 1 2 7 5-15 5
12.Skënderbeu 9 1 1 8 13-27 4