E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demet e pakthyeshme te arkeologeve

Marin Haxhimihali eshte nga te vetmit drejtore parqesh arkeologjike ne Shqiperi qe e ngre zerin cdo vit per te ndergjegjesuar dhe terhequr vemendjen per mbrojtjen e trashegimise kulturore ne parkun qe ai drejton. Kjo nuk do te thote se vetem Apollonia e tij ka halle shume. Kjo do te thote se ai nuk i fsheh problemet qe shfaqen vit pas viti ne Apolloni. Germime arkeologjike kryhen kudo ne Lezhe ne Butrint ne Finiq ne Apollonihellip. Por publikisht asnje drejtues ekspedite nuk ka ngritur zerin per kete gje. Packa se vete keta arkeologe nen ze na pohojne te njejtin shqetesim. Ne Shqiperi germohet vazhdimisht dhe nuk merren masa per restaurim e konservim. Ne gjuhen e specialisteve te trashegimise kjo eshte nje anomali qe sjell deme te pariparueshme per te ardhmen e trashegimise. Pasi nje strukture e zbuluar gjate germimeve eshte e rrezikuar te shkaterrohet ne kontakt me agjentet atmosferike dhe per kete duhet te merren masa urgjente konservuese dhe te nderhyhet me restaurime te nevojshme. Ligji i ri i Trashegimise i cili ka hyre ne fuqi qe ne mars te 2008 e parashikon si detyrim shoqerimin e cdo germimi me proces restaurimi. Pra cdo ekspedite qe germon ne territorin e Republikes se Shqiperise duhet te parashikoje ne fondin e saj nje ze te vecante vetem per restaurim. Por kjo gje nuk ndodh ne shumicen e ekspeditave. Nje rast i ngjashem ishte ekspedita e fundit ne Apolloni ku u shenua zbulimi spektakolar i dy statujave. Ekspedita shenoi gjetjen surprize dhe ne fund sipas parashikimeve te saj i mbylli punimet duke mos menduar per restaurimin e strukturave te zbuluara. Ne fondet e saj nuk ishte perfshire nje ze i vecante per restaurim. Dhe zgjidhja e vetme sic na tregon edhe ne kete interviste drejtori i parkut Marin Haxhimihali ishte mbulimi i strukturave me dhe.
Ndersa pyesim me ngulm se pse ndodh kjo gje marrim nje pergjigje mjaft ngacmuese. Instituti arkeologjik qe merret me germimet eshte ne varesi te ministrise se Arsimit dhe Shkences ndersa Instituti i Monumenteve te Kultures qe pergjigjet per restaurimin eshte ne varesi te ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Pra dy struktura ne dy administrata te ndryshme me fonde te ndara e qe nuk bien dakord ne shumicen e rasteve per te bashkevepruar.

Te jete vetem ky ngerc burimi i kesaj anomalie qe i shoqeron germimet ne Shqiperi qe nga fillimi i viteve 90
Te pakten te gjejme pergjigje per periudhen nga viti 2008 kur Ligji i Trashegimise e percakton qartazi detyrimin.
Nese eshte vetem ky shkak zgjidhja eshte ne doren e dy ministrave z.Ferdinand Xhaferaj i MTKRS i cili edhe duhet te ngreje zerin pasi mbrojtja e trashegimise eshte detyrim i strukturave te dikasterit te tij dhe nga ana tjeter z.Myqerem Tafaj minister i Arsimit dhe Shkences nen varesi te te cilit eshte Instituti Arkeologjik qe ne bashkepunim me arkeologe nga e gjithe bota kryen germime cdo vit ne cdo cep te Shqiperise. Nese keta krere pergjegjes per trashegimine tone nuk arrijne te gjejne gjuhen e bashkepunimit le te shohin nje rrugezgjidhje me te lehte anulimin e cdo ekspedite qe nuk perfshin ne procesin e punes se saj edhe restaurimin dhe konservimin e zonave ku kryen germime arkeologjike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›