E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku i shtetit privat

Duke ndjekur akuzat dhe kunderakuzat midis numrit dy te qeverise dhe ish-ministrit te ekonomise gjithashtu numri dy i partise se zv/kryeministrit dy jane mendimet qe te vijne ne mendje. E para duket sikur kemi te bejme me nje rikthim te mbledhjes se famshme te KPD socialiste me 2001 ku palet politike perfshire edhe emrat e mesiperm akuzonin njeri tjetrin per vepra kriminale dhe korrupsion. Mendimi i dyte lidhet me shtetin dhe seriozitetin e tij. Kur shikon e degjon cfare thuhet mes tyre ben ndjen frike nga shteti i tij ndjen zhgenjim tek qeverisja dhe pasiguri per te ardhmen e tij te familjes dhe te vendit.
Nese mendimi i pare ka te beje me sjelljen tipike te politikes shqiptare sjellje provincial hakmarrese tribale pa moral dhe pa asnje ndjenje vetpergjegjesie e vetkontrolli mendimi i tyre sjell trishtim dhe na ben te pyesim veten a e meritojne shqiptaret nje politike / politikane ne te tille A eshte demokraci kjo qe shohim A kemi arritur ne 20 vjet nje pjekuri politike per te ditur te ndahemi nga e keqja A kemi shtet demokratik ai funksionon ai a duhet ta besojme ate dhe se fundi cilet jane kufijte midis shtetit te te gjitheve dhe shtetit privat te nje dyzine politikesh pa moral te gatshem te bejne gjithcka per te marre ose per te ruajtur pushtetin personal
Qeveria zv/kryeministri na tha se nje ish minister aktualisht deputet eshte perfaqesues i grupeve kriminale ben shantazh ne emer te ketyre grupeve eshte korruptiv abuziv kercenim per shtetin e demokracine. Ish ministri aktualisht deputet na tha se qeveria eshte e korruptuar krere te policise jane organizate trafiku ministrat kane fshehur pasurine e abuzojne me postet se per gjithcka ka informuar kryeministrin se asgje nuk ka ndyshuar dhe se vete ai ka perdorur postin publik ministrine per te shlyer nderet elektorale ndaj te gjithe atyre qe e kane ndjekur e votuar me 2009. Mesazhi i tij ishte publik kush voton per mua une di ta shperblej Te njejtin mesazh dha edhe kreu i qeverise dite me pare ne Klan kur mbrojti me fanatizem biznesin e dyshimte te nje prej emrave me te perfolur ne te gjitha aferat e viteve te fundit ne Shqiperi. Policia e shtetit shkel statutin ligjor del ne media si pale politike per te mbrojtur nje emer te akuzuar jo vete simbolet e policise ministria e financave del ne media per te mbrojtur biznesin e kasave te nje prej aksionereve politiko-financiar te Skenderbeut ministria e bujqesise del ne media per te mbrojtur pronaret e emeruar te TEC-ve bashkia Tirane del ne media per te mbrojtur pale ne bizneset private ne pjese te ndryshme te qytetit vete parlamenti perdor foltoren dhe simbolet e institucionit kryesor kushtetues per te lare hesapet me kedo qe mendon ne menyre kritike kunder titullareve te institucionit ose mazhorances mediat publike te financuara nga taksat tona perdoren rregullisht per te hartuar flete-rrufe kunder kritikeve te qeverise dhe vete qeveria perdor cdo instrument te saj per te akuzuar apriori cdo kritik te saj. Psh qeveria diten e pare me nxitim tha se protesten e kasave e organizoi PS diten e dyte hyri ne bisedime dhe beri marreveshje me protestuesit diten e trete tha se ka nisur hetim mbi abuzimet dhe se protestuesit kane te drejte dhe diten e katert tha se parate e kasave te rimbursohen nga taksat e bashksie jo te qeverise. Mjaftojne keto kater qendrime brenda 100 oreve te fundit per te kuptuar se ne cfare niveli eshte pergjegjesia politike e administrative e mazhorances.
Shteti eshte pasuri e qytetareve. Ai ka ekzistuar prej 100 vjetesh dhe me siguri do te ekzistojne edhe per shume shekuj te tjere edhe atehere kur ne librat e historise te ilustrojme bemat e sotme politike si pjese te dobesive te shtetit dhe sistemit qeverises ne Shqiperi. Kushtetuta njeh parimin e ndarjes e balances se pushteteve krijon organe veprimi kontrolli dhe gjykimi parashikon qeverisje mbi vullnetin e qytetareve kurse ajo qe ne sot shohim eshte nje kopje e keqe e shtetit qe duam dhe qe parasheh kushtetuta.
Ne shohim nje mentalitet te gjere politik qe e konsideron shtetin nje prone private te cilin mund ta blesh mund ta shesesh mund ta injorosh mund ta fyesh mund ta braktisesh mund te abuzosh. Ne shohim politikane qe kur jane rivale politike denigrojne dhe shpesh arrestojne njeri tjetrin por kur interesat e pushtetit i bejne bashke na vetshpallen shpetimtare te vendit e misionare te integrimit. Kjo specie politike e formuar ne sistemin e vjeter dhe e deformuar ne tranzicion ka kurajon te na imponohet ne media e publik si patriote njerez qe gjithcka e bejne per Shqiperine per vendin per integrimin kur ne fakt prej tyre dhe sojeve te tyre Shqiperia po humb shans pas shansi per tu bere shteti europian qe aspiruam ne dhjetor 1990.
Cfare duhet te bejme Si qytetare ne kemi ne dore te flasim te mbajme shenim te refuzojme bashkimin me turmen abuzuese dhe ne diten tone kushtetuese dita e votimit te mendohemi mire per voten edhe kur nuk jemi te bindur nese ajo numerohet. Si shoqeri duhet te dalim nga amnizia kolektive te dime te mbrojme te drejtat mos tu leme rast klases abuzuese per ti kujtuar gabimet dhe pergjegjesite te krijojme mekanizma te reja perfaqesimi dhe tu deshmojme te zhgenjyerve se ky vend ka zera moral e virtyte qe nuk jane shitur nuk jane perbaltur dhe qe ngjallin shprese. Si shtet na mbetet te shpresojme se prokuroria publike ajo qe hap dosje pa fund per kronika abuzuese ne TV per presion ndaj ndonje gazetari apo per dyshime korrupsioni ne konsultimet me maturantet te flase te veproje te tregoje te vertatat sic i kerkon kushtetuta si institucion mbrojtes i interesave te publikut dhe te shtetit.
KPD roze me 2001 u mbyll ne menyre te turpshme ata qe u akuzuan me shume u bene ministra ai qe akuzoi me shume u be kryeminister. KPD blu e vitit 2010 duhet me cdo kusht te kete nje fund te ndryshem nese ende pretentohet se sistemi i sotem qeverises nuk eshte i njejte me modelin qeverises te F.Nanos per rrezimin e te cilit demokratet erdhen ne pushtet.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›