Demi-Kutcher, të ndarë përfundimisht
Mesa duket, jeta e aktorëve të famshëm nuk po shkon ashtu sikurse ne do ta dëshironim. Një fund i hidhur dhe për Demi Moore dhe Ashton Kutcher.
Aktorja 49- vjeçare ka kërkuar divorcin dhe në një deklaratë ajo ka shkruar: Si një femër, si një mama e si një bashkëshorte, besoj se disa vlera janë të qarta.
Më tej ajo shkruan se ka zgjedhur rrugën për të ecur para, për pjesën tjetër të jetës së saj. Jo më pak indiferent ka qëndruar dhe bukuroshi 33-vjeçar Kutcher, i cili nëpërmejt Twiterit ka komunikuar pakënaqësitë për fundin e raportit të tyre.
Martesa është një nga gjërat më të vështira për të vazhduar përpara në këtë botë. Dhe për fat të keq, ndonjëherë dështon. ”
Të dy aktorët, u martuan në vitin 2006 dhe që në ato momente kishin zgjedhur Twiterin, si një nga ato mjetet në të cilën ndanin të gjithë sekretet e tyre martesore.