Kuçi: Apel OKB-së për veriun
Qeveria e Kosovës, bashkë me institucionet ndërkombëtare, po bën gjithçka që në vendin tonë të funksionojë shteti juridik, duke krijuar siguri dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët tanë. Kosova pas 12-të viteve të çlirimit dhe 3 viteve të pavarësisë është shndërruar në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Kështu ka deklaruar gjatë ditës së sotme, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sa i takon situatës aktuale në vend.
Ndër të tjera, Kuçi i lëshoi apelin e radhës Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, për krijimin e kushteve për heqjen e barrikadave dhe strukturave paralele në veri të Kosovës, si dhe për vazhdimin e dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.