E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, qeveria Monti thyen rekordin me 556 vota

Mario Monti

Sot në Senatin italian qeverie Monti është miratuar me një numër rekord votash pro 556. Sipas medieve italiane ky lloj votimi ndaj një qeveria nuk është parë asnjëherë që nga krijimi i Republikës. Të vetmit që kanë votuar kundër ishin 59 Legistët. Mario Monti e ka konsideruar besimin e senatit italian si jo të verbër, por vigjilent.

Pas kësaj prove qeveria Monti merr funksionin e plotë dhe në mbledhjen e saj të parë që do të zhvillohet ditën e hënë, do të ketë çështje primare të saj reformat ekonomike. Monti ka theksuar se për shpëtimin e vendit nuk do të kursehet asnjë sektor, pavarësisht se opozita e tij politike ka theksuar se do të mbështes qeverinë e re por nuk do të lejojnë reforma drastike që mund të kalojnë vendin në depresion.

Mario Monit në lidhje me reformat do të zhvilloj takimin e tij të parë si Kryeministër i Italisë me kancelarin gjermane Angjela Merkel dhe Presidentin francez Nikolas Sarkozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›