E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, 835 zyrtarë në hetim për shpërdorim detyre

Gjatë nëntë muajve të fundit, prokuroritë e Kosovës janë duke bërë hetime të zyrtarëve të lartë, ku janë të përfshirë edhe ministra. Mediat kosovare raportojnë se nga 835 persona që po hetohen për shpërdorim të detyrës ose autorizimit, ka edhe njerëz të profilit të lartë.

Burime nga prokuroria deklaruan për mediat se 34% e të dhënave kundër zyrtarëve të ndryshëm janë pranuar ndër vite ndërkohë që 66% janë të dhënat të cilat janë mbledhur brenda këtij nëntë mujori. Numri total i dosjeve që po shqyrtohen nëpër prokuroritë e Kosovës është 662.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›