E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova, neutronet mundin dritën

Edhe një herë është demostruar se neutronet janë më të shpejtë se drita. Rikonfirmimi ka ngjallur kënaqësinë e grupit të shkencëtarëve që kanë lançuar sfidën në fizikën e re.

Një muaj e gjysmë pas zbulimit që tronditi themelet e fizikës tradicionale, është zbuluar një metodë e re për ti dërguar neutronet nga laboratori CERN në Zvicër drejt laboratorit të fizikës bërthamore Gran Sasso, në Itali, 730 km distancë. Neutronet janë paketuar në tufa më të ngushta e të ndara nga njëra-tjetra dhe kjo ka bërë të mundur, ekzaminimin më të saktë në mbërritje.

Në këtë mënyrë, – shpjegon Antonio Ereditato, i cili ishte në krye të eksperimentit, kemi eliminuar çdo mundësi gabimi në llogaritjen statistikore të të dhënave. Rezultati nuk ka ndryshuar: neutronet kanë kaluar shpejtësinë e dritës. Tashmë shkencëtarët i mundon vetëm një gjë: fakti që konfirmimi duhet të vijë edhe nga laboratorët amerikanë e japonezë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›