Demi: Monitoruam Mediun, jo sipas ligjit shkatërrimi i armëve
TIRANE-Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Leonard Demi është shprehur sot gjatë punimeve në Komision se ka monitoruar dy herë Ministrin e Mbrojtjes në kohen kur drejtonte Mediu si në aspektin e zbatimit të ligjit të gradave ashtu dhe cështjen e carmatimit. Ne të dyja rastet Demi pohon së janë konstatuar shkelje serioze
Sipas Demit, shkelje janë hasur në procesin e shkatërrimit të armëve si dhe në ligjin për gradat në Forcat e Ushtrisë.
“Kemi konstatuar shkelje në dy aspekte, në ligjin për gradat si dhe për çështjen e armatimeve”, tha Demi para deputetëve demokratë. Demi theksoi se gjatë kësaj kohë nuk ishte zbatuar ligji për shkatërrimin e armëve.
Sipas tij, edhe në kohën që Ministrinë e Mbrojtjes e drejtonte Gazmend Oketa ka pasur shkelje, por ato janë riparuar. Ai sqaroi se Mediut i ishte dërguar një komision i posaçëm ku i ishin bërë të qarta shkeljet.
(d.b/BalkanWeb)