E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mitura padit të ëmën për keqtrajtim

Durrës

Një 16-vjeçare ka paditur në polici të ëmën për keqtrajtim. Krahas dy denoncimeve të tjera të bëra kundër bashkëshortit dhe të fejuarit për ushtrim dhune sistematike, blutë e Durrësit janë habitur kur u është dashur të marrin kallëzimin e një të miture nga qyteti i Durrësit. Vajza ka denoncuar të ëmën 36-vjeçare P.K. për dhunim fizik dhe psikologjik në mënyrë të vazhdueshme. Prindërit e adoleshentes janë të divorcuar dhe vajza e ka parë si zgjidhje t’i drejtohet policisë. Nuk bëhen të ditura rrethanat e këtij konflikti nënë e bijë. Ndërkaq, kërkesë-paditë janë plotësuar edhe për bashkëshortin 57-vjeçar të një gruaje dhe të fejuarin 25-vjeçar të një vajze po nga qyteti i Durrësit. Të tria denoncueset kanë deklaruar se ndaj tyre është ushtruar dhunë e vazhdueshme dhe kanë qenë objekt kërcënimesh e ofendimesh.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›