E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e 42-vjeçarit, për kazanin e mbeturinave

Lezhë

Zbardhen motivet e plagosjes së Ndue Rrasës, ditën e diel në fshatin Ishull Shëngjin të Lezhës. Konflikti mes tij dhe Feliks Lekajt ka lindur për kazanin e mbeturinave të vendosur nga Ndërmarrja e Pastrimit. Asnjëri prej palëve të përfshira në konflikt nuk ka pranuar të jetë pranë banesave të tyre. Ndërsa Ndue Rrasa ka dashur ta largonte nga banesa e tij në afërsi të rrugës, duke e vendosur pranë shtëpisë së Feliks Lekajt, të njëjtën gjë ka bërë edhe ky i fundit. Ndërkohë që autori i plagosjes, Feliks Lekaj, është shpallur në kërkim, i plagosuri Ndue Rrasa është prangosur rreth orës 21.55 të së dielës.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Lezhës, mësohet se arrestimi i Rrasës është kryer pasi është mësuar se ndërmjet tij dhe Lekajt ka pasur shkëmbim zjarri.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›