E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ngacmojnë kushërirën, thika dy të rinjve

Bilisht

Konflikti për një femër ka çuar në plagosjen me thikë të dy të rinjve. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bilishtit, kur një 19-vjeçar elbasanlli ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se Domeniko Kumbria është arrestuar në kushtet e flagrancës nga ana e policisë. Ai është konfliktuar me dy të rinjtë J.Serti dhe E.Collaku, të dy 18 vjeç, nga qyteti i Bilishtit. Sipas autorit të ngjarjes, sherri ka ardhur pasi dy djemtë i kanë ngacmuar kushërirën e tij, e cila ka qenë e shoqëruar me të. Sherri mes të rinjve ka përfunduar me plagosjen e dy personave që janë qëlluar me thikë. Sipas policisë, dy të rinjtë janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe gjendja e tyre shëndetësore po normalizohet.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›