Grabitet me armë roja i pikës së lojërave të fatit
Fier
Një pikë lojërash fati në lagjen “29 Nëntori” të Fierit është bërë objekt grabitjeje me armë zjarri gjatë orëve të para të së hënës. Burimet zyrtare të Policisë së Fierit deklarojnë për gazetën “Shqip” se ngjarja ka ndodhur në lokalin e lojërave të fatit, pronë e shtetasit Sokol Mërnica. Sipas dëshmisë së dhënë nga punonjësi i lokalit të grabitur, Ervis T., mësohet se dy persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar të hapë kasafortën. Duke mos gjetur asnjë lekë në brendësi të saj, grabitësit kanë qëlluar me grushte dhe mjete të forta punonjësin, të cilit i kanë marrë portofolin ku kishte 70 000 mijë lekë. Strukturat e policisë po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
#